Covid po lë këto pasoja afatgjata në organet seksuale të burrave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Covid mund të shkaktoj paaftësi për ereksion, shkuran “DailyStar”.

Dr Dena Grayson ka thënë se personat që po vuajnë nga pasojat afatgjata të Covid, gjithashtu po përballen me jofunksion të organeve gjenitale, transmeton lajmi.net.

Kjo e fundit ka treguar se një nga pasojat afatgjata të virusit janë komplikimet neurologjike, pra, me të cilat ndërlidhet edhe jofunskionimi i organeve gjenitale.

Problemet vaskulare gjithashtu janë të ndërlidhura me këtë pasojë, sepse mungesa e qarkullimit të gjakut në të gjitha pjesët e trupit siç duhet, shkakton pamundësi të ereksionit.

Advertisement

Paaftësia për të përjetuar ereksion mund të ketë shkaktarë fizik, mjekësorë, ose emocional.

Më parë mendohej se shumica e problemit ishte çështje emocionale, por tanimë është vërtetuar se problemi është më shumë fizik dhe mjekësorë sesa që ishte menduar.

Viagra është një nga medikamentet që përdoret më së shumëti për këtë problem, por ajo është vetëm ndihmesë momentale. Shërimi i këtyre problemeve mund të bëhet vetëm përmes përmirësimit të stilit të jetesës.

Ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm, humbja e peshës dhe shmangia e duhanit dhe alkoolit do të iu ndihmoj. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy