Covid rrit numrin e të prekurve me sëmundje pulmonare, mjekët: Vërehen dëmtime me pasoja afatgjata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid rrit numrin e të prekurve me sëmundje pulmonare, mjekët: Vërehen dëmtime me pasoja afatgjata

Covid ka rritur numrin e personave me sëmundje pulmonare. Mjekja pathologe, Vlera Zelija, thotë se kjo sëmundje është më e theksuar kryesisht tek persona që e kanë kaluar Covid në stad të mesëm dhe të rëndë.

“Që ka lënë kanë qenë pasoja afatgjata dhe që janë vënë re kryesisht tek pacientët që kanë kaluar një formë të mesme dhe të rëndë. Në këto persona që kanë kaluar Covid-19 është më i zhvillur rreziku I problemeve afatgjata pulmonare, pra që kanë patur vatra dhe infeksione bakteriale të komplikuara në mushkri”.

Sipas mjekëve, personat që kanë kaluar Covid me prekje pulmoni po zhvillojnë probleme të tjera shëndetësore me aparatin e frymëmarrjes.

“Siç është parë edhe në këtë periudhë ku ka pasur në shtim të virozave, këta pacientë që kanë kaluar njëherë Covid-19 dhe kanë pasur prekje pulmonare, kanë pasur dhe tendencë për të zhvilluar infeksione të ndryshme në formë bronshiti apo bronkopneumonish bakterialesh”.

Advertisement

Një dietë e shëndetshme, aktivitete normale sportive, ajër i pastër janë rekomandimet e bluzave të bardha për të ulur rrezikun e semundjeve pulmonare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy