minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv: Tortura e mendimeve shqetësuese dhe të padëshiruara te fëmijët - Struga.info


Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv: Tortura e mendimeve shqetësuese dhe të padëshiruara te fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv: Tortura e mendimeve shqetësuese dhe të padëshiruara te fëmijët

Nga Dr.Elona Dashi, mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë

Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv (OCD) shpesh shihet i lidhur me adultët, por në fakt statistikat tregojnë se rreth 4% e fëmijëve dhe adoleshentëve mund të zhvillojnë OCD. Mosha mesatare e fillimit te kjo grupmoshë është 10 vjeç ndonëse mund të diagnostikohet që në moshën 5-6 vjeçare.

Çrregulimi Obsesiv-Kompulsiv karakterizohet nga prania e obsesioneve dhe kompulsioneve që ndikojnë negativisht në jetën e femijës.

Obsesionet konsiderohen si mendime, imazhe apo ide të cilat konsiderohen nga fëmija si të padëshiruara, që nuk mund t’i largojë dhe shkaktojnë shqetësim dhe ankth.

Advertisement

Kompulsionet konsiderohen sjellje qe fëmija ndihet i detyruar t’i realizojë në mënyrë të përsëritur për të çliruar ankthin e krijuar nga obsesionet.

Obsesionet mund të jenë të fushave të ndryshme dhe ndryshojnë nga njëri fëmijë te tjetri. Obsesionet më të shpeshta te fëmijët mund të prezantohen si:

Mendime të padëshiruara dhe shqetësuese apo imazhe të dhunshme, mendime se do ndodhi diçka e keqe apo të dëmtojë të tjerët.

Shqetësim ekstrem se diçka e keqe do ndodhi, do bëj diçka gabim, mendime katastrofike.

Advertisement

Shqetësime të lidhura me mendime për rregullin, simetrinë, renditjen.

Shqetësime të lidhura me fatin e mirë apo të keq, apo me natyrë religjioze.

Shqetësime rreth infektimit, sëmundjeve, pastërtisë etj.

Kompulsionet janë zakonisht të lidhura me natyrën e obsesioneve, për shembull një fëmijë që ka mendime të përsëritura në lidhje me pastërtinë, bakteret do përfshihet në sjellje kompulsive përsëritëse si larja e përsëritur e duarve.

Advertisement

Kompulsionet më të zakonshme te fëmijët janë:

Numërimi i sendeve/objekteve në mënyrë të përsëritur

Përsëritja e aktiviteteve të përditshme në të njëtën mënyrë, me të njëjtën radhë (psh rituali i gjumit)

Larje e tepërt e duarve, bërja e dushit apo larja e dhëmbëve

Advertisement

Vendosja e sendeve/objekteve në një mënyrë të caktuar

Kontrollimi i përsëritur (psh kontrollimi i përsëritur nëse është mbyllur dera, nëse ka bërë detyrat etj)

Pyet në mënyrë të përsëritur familjarët apo prindërit për t’u risiguruar per të njëjtën pyetje

Shpesh fëmijët e kanë të vështirë të tregojnë për praninë e mendimeve obsesive apo nuk munden t’i shpjegojnë ato dhe kjo bën që tek ata të mbizotërojnë veprimet kompulsive. U takon pikërisht prindërve, familjarëve që të jenë vigjilentë ndaj këtyre shqetësimeve te fëmijët dhe adoleshentët dhe të kërkojnë ndihmën e specializuar sa më shpejt.

Advertisement

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr.Elona Dashi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në:  rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy