Dallimi ndërmjet simptomave të koronavirusit dhe alergjive sezonale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për ta bërë të qartë dallimin mes tyre, Qendra për Kontroll të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa udhëzime që tregojnë diferencimin mes simptomave të virusit korona dhe reaksioneve alergjike, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë të dallohet alergjia nga infektimi me COVID, veçanërisht kur të dy këto shfaqen në periudhën e vjeshtes”, ka thënë për “Fox News”, Fred Davis, mjek i departamentit emergjent në Northwell Healt Long Island në New York.

Dallimet kryesore kanë të ngjarë të jenë në temperatura dhe ethe, të cilat shfaqen tek të infektuarit me virusin nga familja SARS-Cov2 e jo tek alergjitë.

“Të dyja mund të çojnë në rrjedhje të hundëve e kollë. Dallimi më i madh është temperatura; ata që janë me simptoma të alergjisë nuk kanë temperaturë, ndërsa ata me COVID-19 zakonisht kanë temperaturë (për shembull më shumë se 38 gradë)”, ka thënë ai.

Advertisement

Po ashtu, rrjedhja e lotëve, kruerja e tyre dhe teshtima janë simptoma që më shumë lidhen me alergjitë sesa me koronavirusin. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy