Dëshironi t’i largoni të gjitha pesticidet nga pemët? Përdoreni këtë përbërës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

A i pastroni frutat dhe perimet tuaja? Epo, disa prej nesh nuk mund ta imagjinojnë pastrimin e produkteve të freskëta për orë të tëra pas kthimit nga dyqani.

Disa thjesht u pëlqen të bëjnë një shpëlarje të shpejtë. Kjo mund të mos jetë diçka e keqe nëse blini ushqime natyrale. Por, do të duhet të bëni pastrim më të hollësishëm nëse ushqimi juaj përmban pesticide.

A e keni përdorur ndonjëherë sodën e bukës?

Rezultatet e studimit

Advertisement

Një revistë konfirmon se soda e bukës mund të largojë pesticidet nga frutat dhe perimet. Një ekip ekspertësh në Universitetin e Massachusetts përdorën sodë buke për të pastruar mollët dhe doli e suksesshme.

Molla u pastrua kështu:

– Ujë nga çezma
– Një solucion 1 për qind sodë buke / ujë
– Zbardhues të aprovuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara

Mënyra përfundimtare për të hequr pesticidet

Advertisement

Uji i çezmës dhe produkti zbardhues nuk i larguan pesticidet plotësisht edhe pas një pastrimi dy minutësh. Soda e bukës bëri mrekulli në më pak se kaq. Ajo largoi toksinat plotësisht.

Solucioni i sodës së bukës largon 80 për qind të tiabendazolit nga mollët pas zhytjeve 12 dhe 15 minutëshe. Ai tregoi rezultate më të mira në heqjen e fosmetit deri në 96 për qind.

Gjithmonë blini prodhime organike dhe pastroni ushqimin tuaj siç duhet. Soda e bukës është e lirë dhe efektive, me të vërtetë duhet të keni nga ajo kuzhinën tuaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy