Dhjetë gjëra që duhen ditur nëse keni presion të lartë të gjakut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetë gjëra që duhen ditur nëse keni presion të lartë të gjakut

Dhjetë gjëra që duhen ditur nëse keni presion të lartë të gjakut

Presion i lartë i gjakut është i njohur si një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekshmërisë globale.

Hipertensioni është sinonimi i presionit të lartë të gjakut por sëmundje mund të thuhet kur tashmë nga sëmundja kanë ndodhur ndryshime në trup.

Nëse jeni diagnostifikuar së fundmi me hipertension, ju mund të ndjeheni konfuz. Me shumë gjasë mjeku juaj ju ka shpjeguar parametrat bazike- çfarë të bëni, çfarë të shmangni dhe si t’i merrni ilaçet. Prandaj për t’u ndjerë më të qetë ja  vlen që të merrni më shumë informacione për hipertensionin dhe mënyrat se si t’a trajtoni atë.

Advertisement

Këtu janë dhjetë gjërat që ju duhet t’i dini për presionin e gjakut:

  1. Çfarë është presioni i gjakut?

Presion i gjakut, kufiri i lartë, kufiri i ulët- ne të gjithë i kemi dëgjuar këto terme por shumë pak njerëz e dinë se çfarë nënkuptojnë ato në të vërtetë. Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku bën presion në muret e arterieve. Secilën herë që zemra rreh (kontraktohet dhe relaksohet), presioni krijohet brenda arterieve. Me çdo rrahje të zemrës, gjaku pompohet në drejtim të enëve të gjakut dhe krijon presion në to. Ky presion i gjakut quhet sistolik, më i njohur si “kufiri i lartë”. Kur zemra është e relaksuar, presioni në arterie ulet. Kjo është e ashtuqujatur presion i gjakut diastolik i njohur për ne si “kufiri i ulët”.

Presioni i lartë i gjakut raportohet kur gjaku bën presion të tepërt në arterie përgjatë kontrakcioneve ose relaksimit të zemrës. Presioni i gjakut gjithashtu ndikohet nga madhësia e mureve arteriale dhe elasticitetit të tyre. Ndonjëherë ato mund të rrisin rezistencën tek rrjedhja e gjakut duke e bërë më të rëndë që zemra juaj të pompojë. Leximet e presionit të gjakut maten në milimetra merkur (mmHg). Përshembull, nëse presioni gjakut është shkruar si 120/80 mmHg dhe lexohet “120 me 80”. Këto janë të ashtuquajturat presion i lartë dhe i ulët i gjakut.

  1. Kur është presioni i lartë i gjakut?

Presioni ideal i gjakut si zakonisht konsiderohet të jetë në mes 90/60 mmHg dhe 120/80 mmHg. Duke u bazuar nga udhëzimet e fundit mjekësore, ju mund të flitni për hipertension kur shfaqet mbi 130/80 mmHg ose mbi 150/90 mmHg nëse jeni mbi 80 vjeç.

Advertisement
  1. Çfarë e shkakton presionin e lartë të gjakut?

Arsyeja për rritjen e presionit të gjakut tek shumica e njerzive qëndron i paqartë. Sidoqoftë disa faktorë janë të lidhur me hipertensionin dhe më e zakonshmja është tek njerëzit në moshë. Faktorë të tjerë të rezikut përfshijnë aktivitet i pakët, dietë e dobët, obeziteti dhe gjenetika. Konsumimi i tepërt i kripës, nivel i lartë i stresit, pagjumësia, konsumimi i lartë i alkoolit dhe disa sëmundje të veshkëve gjithashtu mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut.

  1. Cilat mund të jenë pasojat e hipertensionit në qoftë se nuk kontrollohet?

Nëse presion i lartë i gjakut nuk reduktohet në normal mund të shkaktojë sulme të zemrës, dobësim të veshkëve, goditje në tru dhe dëmtim të syve. Këto sëmundje mund të jenë fatale ose mund të shkaktojë paaftësi të përhershme. Komplikacionet më të zakonshme përshkak të hipertensionit janë sëmundjet kardiovaskulare: infrakt, sëmundje ishemike të zemrës, kardiomiopatia hipertensive (e dobësuar, funksionimi abnormal i muskulit të zemrës) dhe ateroskleroza. Kjo është  arsyeja se pse pacientët duhet të ndjekin në mënyrë strikte tretmanin përgjatë jetës së tyre.

  1. Si trajtohet hipertensioni?

Nëse vuani nga hipertensioni atë mund t’a vendosë vetëm mjeku juaj. Ai do të monitorojë presionin e gjakut tuaj, ndoshta do të kryejë testime të gjakut dhe urinës dhe do t’ju bëjë pyetje për shëndetin tuaj për të vendosur reziqet nga problemet tjera. Nëse presioni i gjakut tuaj është mbi 140/90 mmHg dhe reziku nga probleme të tjera është i ulët, ju atëherë mund të këshilloheni për të bërë disa ndryshime në mënyrën e jetesës suaj. Në rast se keni presion të lartë dhe rezik nga probleme të tjera shëndetësore atëherë juve do t’ju shkruhen ilaçe për të ulur presonin e gjakut.

  1. Sa shpesh duhet të masim presionin e gjakut në qoftë se kemi hipertension?

Në varësi të gjendjes tënde dhe terapis së dhënë, mjeku juaj do t’ju tregojë se sa shpesh duhet të masni presionin e gjakut. Sidoqoftë, rekomandohet që duhet t’a bëni sëpaku njëherë në ditë, zakonisht herët në mëngjes para se t’i merrni ilaçet. Monitorimi i presionit të gjakut në shtëpi është i rëndësishëm dhe vetëm në këtë mënyrë ju mund të siguroheni se tretmani juaj është efektiv dhe do t’ ju mbrojë juve nga komplikimet potenciale të shëndetit.

Advertisement

Ȅshtë shumë e rëndësisshme zgjedhja e  monitorimit të përshtatshëm për presionin e gjakut që ju mund t’i besoni. Pajisjet SENDO janë zgjedhje e mirë për monitorim të përditshëm të presionit të gjakut dhe ato përdoren lehtësisht dhe vijnë në variante të ndryshme. Ato garantojnë një matje të saktë të rrahjes së zemrës, kufirin e lartë dhe të ulët të presionit të gjakut dhe disa modifikime të pajisjeve SENDO gjithashtu konsiderojnë prezencën e rrahjes aritmike të zemrës.

  1. Si të matni presonin e gjakut në mënyrë korrekte?

Çdokush mendon që matja e presionit të gjakut është punë e lehtë por nuk është ashtu. Është e rëndësishme të mësoni të matni atë  në mënyrë korrekte që gjithmonë të merrni rezultate të sakta. Para se gjithash- vini re pozicionin e dorës suaj. Duhet të zgjatni dhe të vendoset rreth 6cm poshtë shpatullës për t’ju afruar nivelit të zemrës përgjatë matjes. Vendosni në dorën e zhveshur por jo sipër rrobave.

Mos e matni presionin e gjakut menjëherë pasi keni ngrënë, pas aktivitetit fizik dhe pas pirjes së kafes dhe pijeve të tjera stimuluese. Është ide e mirë që të qëndroni të qetë dhe të relaksuar për disa minuta para se të matni presonin e gjakut.

  1. A duhet të ndjek një dietë speciale nëse kam hipertension?

Të ushqyerit në hipertension është jetike. Një dietë e shëndetshme mund në mënyrë dramatike të përmirsojë gjendjen tuaj shpesh dhe duke normalizuar presionin e gjakut.

Advertisement

Do të ishte e dobishme të limitoni konsumimin e kripës. Kripa përmban sodium dhe sodiumi shkakton që trupi juaj të ruaj më shumë ujë. Uji i shtuar vendos një tendosje në zemrën tuaj dhe në enët e gjakut dhe tek disa njerëz mund të rrisë presionin e gjakut.

Është mirë që të tërhiqeni nga ushqimet gjysmë të gatshme, ëmbëlsirave, pijet me sheqer dhe alkooli. Nëse është e mundur dhe të ndaloni duhanpirjen. Në dietën tuaj shtoni më shumë perime, ushqime nga shpezët, peshk, arra, drithëra, avokado dhe vaj ulliri. Kjo dietë mund të reduktojë peshën tuaj e cila padyshim do ketë efekt të mirë për presionin e gjakut.

  1. A duhet të ndryshojnë stilin e jetesës tonë për të mbajtur presionin e gjakut nën kontrollë?

Ne tashmë e kemi përmendur që palëvizshmëria dhe stresi mund të ndikojë në presionin e gjakut pra do të ishte e dobishme për të bërë disa ndryshime në stilin e jetesës suaj. Mundoheni të lëvizni më shumë- nuk duhet të tejngarkoni veten tuaj. Pesë ushtrime intensive në javë  për 30 miniuta janë efektive.

Kujdeseni për stresin. Mundohuni të reduktoni atë përgjatë ushtrimeve, meditimit, frymëmarrjes së thellë, jogës. Përfshini ecje të gjata në ajër të pastër në rutinën tuaj ditore ose gjeni një hobi që të shkarkon nga emocionet negative. Mundohuni të fleni mirë dhe mjaftueshëm, pushoni më shumë.

Advertisement
  1. Çfarë duhet të dimë për medikamentet nëse kemi hipertension?

Para se gjithash është me rëndësi mos harroni ti merrni medikamentet e shkruara nga mjeku juaj. Merrni ato rregullisht pa përjashtim. Nëse harron të marrësh ilaçin tënd, merrni sapo të kujtoheni për atë. Sidoqoftë nëse është koha gati për dozën e rradhës, prisni dhe kthehuni tek orari i zakonshëm. Mos merrni dy doza për të zëvendesuar tabletin e munguar.

Jeni të kujdesshëm me medikmentet pa recetë për ftohje dhe grip. Shumica nga ato përmbajnë të ashtuquajtura dekongjetues si oksimetazolinë, fenilefrinë dhe pseudoefredinë e cila rrit presionin e gjakut.

Dhe në fund ju njoftojmë që hipertensioni është sëmundje shumë tinzare dhe ndonjëherë quhet si “vrasësi i heshtur” sepse është asimptomatike. Disa njerëz kanë dhimbje të kokës kur presoni i gjakut ju rritet në nivele të rezikshme por mund të kalojë pa u vërejtur tek të tjerët dhe mund të shkaktojë komplikime. Matja e rregullt është mënyrë e vetme e sigurt për të mbajtur presionin e gjakut nën kontrollë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy