DOSSJER/ Të gjitha hetimet për virusin nga laboratori kinez: Brenda teorive për të zbuluar origjinën e Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DOSSJER/ Të gjitha hetimet për virusin nga laboratori kinez: Brenda teorive për të zbuluar origjinën e Covid-19
Shi Zhengli, studiuesja kryesore e koronavirusit në Institutin e Virologjisë në Wuhan, shpesh është fotografuar me një kostum për tërë trupin, megjithëse jo të gjithë laboratorët atje, kërkojnë një të tillë

Dyshimet e shkencëtarëve – “Vanity Fair USA” citon së pari një deklaratë të publikuar më 19 shkurt 2020 nga “The Lancet”, një nga revistat mjekësore më të respektuara dhe me ndikim në botë, sipas së cilës hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori, nuk ka asnjë bazë shkencore, por bazohet në teoritë ksenofobike, “no vaks” dhe mohuese.

Sidoqoftë, ndër të parët që dyshuan në natyrën shkencore të një botimi të tillë, të nënshkruar nga 27 shkencëtarë, ishte Gilles Demaneuf, analist dhe shkencëtar në “Bank of New Zealand” në Auckland, i cili më pas kreu studimin e tij, “The Good, the Bad and the Ugly: a review of SARS Lab Escapes”.

Ai së pari zbuloi se që nga viti 2004, ka pasur 4 incidente në laboratorët ku studiohet “Sars”, dy prej të cilave në Pekin.

Pastaj ai rrëzoi idenë se laboratori në Wuhan është një kompleks i vetëm maksimal sigurie: ka disa laboratorë dhe vetëm njëri siguron protokolle sigurie maksimale, ndërsa në të tjerët ka protokolle të krahasueshëm me ato të një zyre dentare.

Advertisement

Demaneuf, pastaj filloi të ndajë studimet dhe analizat e tij me shkencëtarë të tjerë, duke krijuar një grup të quajtur DRASTIC (Ekipi i Kërkimit Autonomik Radikal i Decentralizuar që Heton COVID-19) me qëllimin e deklaruar të studimit shkencor të origjinës së koronavirusit.

Dr. Robert Redfield, ish-drejtor i CDC, ka marrë kërcënime me vdekje nga kolegë-shkencëtarë, pasi i tha CNN se ai mendonte se virusi ka mundur të dalë nga një laborator

Paralajmërime dhe kërcënime të DASH-it – Disa zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA, janë këshilluar qartë të mos ndjekin hetimet për rrjedhjen e virusit nga laboratori.

Një dokument i brendshëm i mbajtur nga “Vanity Fair USA”, tregon se si Thomas DiNanno, ish-ndihmës sekretar i Zyrës së Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë së Departamentit të Shtetit, shkroi se stafi nga dy zyra, i tij dhe i Byrosë së Sigurisë Ndërkombëtare dhe Mospërhapjes së Armëve, “paralajmëroi  për të mos ndjekur një hetim mbi origjinën e virusit, sepse do të ishte si të hapje kutinë e Pandorës”.

Ish-drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Redfield, mori kërcënime me vdekje nga kolegë- shkencëtarë, pasi ai i tha CNN se nuk besonte në origjinën natyrale të virusit.

Advertisement

“E prisja nga politikanët. Nuk e prisja nga shkenca”, – tha ai. Në rrezik do të kishte konflikte interesi në lidhje me grante qeveritare për të mbështetur kërkimet nga virologët që synojnë të pengojnë hetimet mbi origjinën e Covid.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit Thomas DiNanno, akuzoi që stafi nga byroja e tij, ishte “paralajmëruar” të mos hetonte mbi origjinën e COVID-19

Hetimet laboratorike “të papërshtatshme” të Wuhan – Më 9 dhjetor 2020, zyrtarët e Departamentit të Shtetit, u mblodhën për të diskutuar misionin e OBSH-së në Wuhan, i cili supozohej të garantonte aksesin në të dhëna, spitale dhe laboratorë për të verifikuar origjinën e virusit.

I njëjti grup, kishte gjetur gjithashtu, se tre studiues nga laboratori në Wuhan, ishin sëmurë në vjeshtën e vitit 2019. Grupi më pas vendosi të bënte presion mbi qeverinë kineze për të lejuar hetime të thelluara, por mbi atë që ata duhej të pyesnin vërtet, që sipas “Vanity Fair USA”, ishte nëse ato hetime nuk do ta kishin lejuar kurrë, jo vetëm qeverinë kineze, por edhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kërkime të tilla, si ato që bëhen në laboratorin në Wuhan, duke filluar me lakuriqët e natës, bëhen gjithashtu vetëm në dy laboratorë të tjerë në botë: një është në Teksas dhe një në Karolinën e Veriut.

Advertisement

Pra, tre laboratorë në të gjithë botën, duke bërë kërkime përkatëse dhe duke ndarë financime. Për këtë arsye, zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, u është thënë shprehimisht që të mos hetojnë më tej sepse ishte “e papërshtatshme”.

Peter Daszak, i cili alokoi fonde në institutet kërkimore, mbërrin në 3 shkurt 2021 në Wuhan, gjatë një misioni për gjetjen e fakteve nga OBSH

“Censura” e Pekinit – Brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, përpjekja e Kinës për t’u fshehur, u bë e qartë sidomos pas rastit të Li Wenliang, okulistit në Wuhan, i cili në janar 2020 u përpoq të paralajmëronte kolegët e tij se ai po fillonte të kishte një lloj pneumonie të ngjashme me Sars.

Ai u akuzua se donte të prishte rendin shoqëror, u detyrua të tërhiqte teoritë e tij, derisa u kthye në  një hero dhe informator i keqkuptuar pas vdekjes së tij, për Covid, në shkurt.

Qeveria kineze më pas mbylli tregun Huanan në Wuhan, shkatërroi mostrat laboratorike dhe dëboi disa gazetarë amerikanë nga vendi.

Advertisement

Teoritë në lidhje me daljen e virusit nga laboratori, u mbuluan gjithashtu në frontin amerikan derisa presidenti i atëhershëm, Donald Trump, kundërshtoi zyrtarët e tij ,duke folur hapur për këtë hipotezë.

Artikulli në internet u hoq – Zyrtarët e Këshillit të Sigurimit të SHBA-ve, mësuan për teoritë në lidhje me “arratisjen” e mundshme nga laboratori që në janar 2020. Në atë kohë ishin dy shkencëtarë kinezë, ata që shkruan një artikull në internet, që pastaj u hoq shpejt nga qeveria, në të cilën u pyetën se si ishte e mundur që një virus i lindur nga lakuriqët e natës, të kishte arritur një metropol prej 11 milionë banorësh në fund të dimrit, kur lakuriqët e natës po kalojnë në letargji.

Dokumenti shprehej qartë, se virusi kishte origjinën në laborator dhe ofronte një mori informacioni mbi pasigurinë e laboratorëve që kryen eksperimente me kafshë, duke vërtetuar teorinë e ikjes së virusit. Një eksperiment i vitit 2015, u përmend gjithashtu që demonstroi aftësinë e një virusi të testuar te minjtë për të infektuar qelizat njerëzore.

Këshilli Amerikan i Sigurisë, nisi një seri studimesh që çuan në zbulimin e eksperimenteve të bëra tek minjtë, duke përdorur viruse që më pas mund të arrinin tek njerëzit.

Advertisement
Një përkujtimore për Dr. Li Wenliang, i cili dha alarmin i pari për COVID-19 në janar 2020 në Kinë. Ai më vonë vdiq nga sëmundja

Një virus “i adaptuar për transmetimin njerëzor” – Ndërkohë, në verën e vitit 2020, Gilles Demaneuf, i cili po vazhdonte studimet, vuri re një aktivitet të çuditshëm në kompjuterin e tij, duke ia atribuuar  mbikëqyrjes së qeverisë kineze dhe duke kuptuar se po kontrollohej.

Sidoqoftë, trajneri i tij i ri, u bë Jamie Metzl, ish- nënkryetar ekzekutiv i Shoqatës së Azisë, por gjithashtu një anëtar i OBSH-së, i cili hapi një blog për të mbështetur teoritë e ikjes së virusit nga laboratori.

Gjithashtu, duke ndarë studimet, erdhi Alina Cha, një biologe e re, që beson se nëse virusi do të kishte kaluar nga kafshët te njerëzit, do të pritej të shihte adaptime të shumta, siç ndodhi në epideminë e SARS 2002. Për Chan, gjithsesi, dukej se SARS- CoV-2, tashmë ishte “para-përshtatur për transmetimin njerëzor”, siç shkruan ai në një letër në maj 2020.

Minatorët e Mojiang – Në vitin 2012, gjashtë minatorë që kishin punuar në Mojiang, në provincën jugore të Yunnan, që ishin në një shpellë në kontakt me një lloj të veçantë lakuriqësh të natës, u sëmurën me kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje (tre prej tyre vdiqën).

Advertisement

Koronavirusët e lakuriqëve të natës, nuk dihej nëse i dëmtonin njerëzit në atë kohë dhe studimet e mëvonshme treguan se disa viruse të gjetura tek ata, mund të kalonin te njerëzit pa kaluar më parë në një kafshë të ndërmjetme.

Një koronavirus i natës, i ngjashëm me “Sars”-in, u izolua për herë të parë dhe zbuloi se mund të hynte në qelizat njerëzore përmes një proteine ​​të quajtur receptori ACE2. Më 3 shkurt 2020, me përhapjen e epidemisë Covid përtej Kinës, Shi Zhengli dhe disa kolegë, publikuan një dokument, duke shënuar se kodi gjenetik i virusit SARS-CoV-2, ishte pothuajse 80% identik me atë të SARS-CoV, i cili shkaktoi shpërthimin e vitit 2002.

Por ata, gjithashtu raportuan se ishte 96.2% identike me një sekuencë koronavirusi në zotërimin e tyre të quajtur RaTG13, e cila ishte zbuluar më parë në “provincën Yunnan”.

Ata arritën në përfundimin, se RaTG13 ishte më i afërmi i njohur për SARS-CoV-2. Nga atje, rastet e mostrave të renditura dhe të studiuara në laboratorë u rritën.

Ka gjithnjë e më shumë teori sipas të cilave koronavirusi nuk do të kishte një origjinë natyrore (duke kaluar nga lakuriqet e natës tek njeriu), por dyshohet se ka dalë nga laboratori i Wuhanit, shpërthimi dhe epiqendra e parë e pandemisë që më pas përfshiu të gjithë botën.

Revista “Vanity Fair Usa”përmes një hetimi që zgjati disa muaj, bashkoi në 12 hapa vendimtarë të gjitha arsyet që mbështesin këtë hipotezë, shpesh të kundërshtuara nga qeveritë, shkencëtarët, burimet zyrtare, qeveritë dhe mbi të gjitha nga Kina.

Dyshimet e shkencëtarëve – “Vanity Fair USA” citon së pari një deklaratë të publikuar më 19 shkurt 2020 nga “The Lancet”, një nga revistat mjekësore më të respektuara dhe me ndikim në botë, sipas së cilës hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori, nuk ka asnjë bazë shkencore, por bazohet në teoritë ksenofobike, “no vaks” dhe mohuese.

Sidoqoftë, ndër të parët që dyshuan në natyrën shkencore të një botimi të tillë, të nënshkruar nga 27 shkencëtarë, ishte Gilles Demaneuf, analist dhe shkencëtar në “Bank of New Zealand” në Auckland, i cili më pas kreu studimin e tij, “The Good, the Bad and the Ugly: a review of SARS Lab Escapes”.

Ai së pari zbuloi se që nga viti 2004, ka pasur 4 incidente në laboratorët ku studiohet “Sars”, dy prej të cilave në Pekin.

Pastaj ai rrëzoi idenë se laboratori në Wuhan është një kompleks i vetëm maksimal sigurie: ka disa laboratorë dhe vetëm njëri siguron protokolle sigurie maksimale, ndërsa në të tjerët ka protokolle të krahasueshëm me ato të një zyre dentare.

Demaneuf, pastaj filloi të ndajë studimet dhe analizat e tij me shkencëtarë të tjerë, duke krijuar një grup të quajtur DRASTIC (Ekipi i Kërkimit Autonomik Radikal i Decentralizuar që Heton COVID-19) me qëllimin e deklaruar të studimit shkencor të origjinës së koronavirusit.

Paralajmërime dhe kërcënime të DASH-it – Disa zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA, janë këshilluar qartë të mos ndjekin hetimet për rrjedhjen e virusit nga laboratori.

Një dokument i brendshëm i mbajtur nga “Vanity Fair USA”, tregon se si Thomas DiNanno, ish-ndihmës sekretar i Zyrës së Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë së Departamentit të Shtetit, shkroi se stafi nga dy zyra, i tij dhe i Byrosë së Sigurisë Ndërkombëtare dhe Mospërhapjes së Armëve, “paralajmëroi  për të mos ndjekur një hetim mbi origjinën e virusit, sepse do të ishte si të hapje kutinë e Pandorës”.

Ish-drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Redfield, mori kërcënime me vdekje nga kolegë- shkencëtarë, pasi ai i tha CNN se nuk besonte në origjinën natyrale të virusit.

“E prisja nga politikanët. Nuk e prisja nga shkenca”, – tha ai. Në rrezik do të kishte konflikte interesi në lidhje me grante qeveritare për të mbështetur kërkimet nga virologët që synojnë të pengojnë hetimet mbi origjinën e Covid.

Hetimet laboratorike “të papërshtatshme” të Wuhan – Më 9 dhjetor 2020, zyrtarët e Departamentit të Shtetit, u mblodhën për të diskutuar misionin e OBSH-së në Wuhan, i cili supozohej të garantonte aksesin në të dhëna, spitale dhe laboratorë për të verifikuar origjinën e virusit.

I njëjti grup, kishte gjetur gjithashtu, se tre studiues nga laboratori në Wuhan, ishin sëmurë në vjeshtën e vitit 2019. Grupi më pas vendosi të bënte presion mbi qeverinë kineze për të lejuar hetime të thelluara, por mbi atë që ata duhej të pyesnin vërtet, që sipas “Vanity Fair USA”, ishte nëse ato hetime nuk do ta kishin lejuar kurrë, jo vetëm qeverinë kineze, por edhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kërkime të tilla, si ato që bëhen në laboratorin në Wuhan, duke filluar me lakuriqët e natës, bëhen gjithashtu vetëm në dy laboratorë të tjerë në botë: një është në Teksas dhe një në Karolinën e Veriut.

Pra, tre laboratorë në të gjithë botën, duke bërë kërkime përkatëse dhe duke ndarë financime. Për këtë arsye, zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, u është thënë shprehimisht që të mos hetojnë më tej sepse ishte “e papërshtatshme”.

“Censura” e Pekinit – Brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, përpjekja e Kinës për t’u fshehur, u bë e qartë sidomos pas rastit të Li Wenliang, okulistit në Wuhan, i cili në janar 2020 u përpoq të paralajmëronte kolegët e tij se ai po fillonte të kishte një lloj pneumonie të ngjashme me Sars.

Ai u akuzua se donte të prishte rendin shoqëror, u detyrua të tërhiqte teoritë e tij, derisa u kthye në  një hero dhe informator i keqkuptuar pas vdekjes së tij, për Covid, në shkurt.

Qeveria kineze më pas mbylli tregun Huanan në Wuhan, shkatërroi mostrat laboratorike dhe dëboi disa gazetarë amerikanë nga vendi.

Teoritë në lidhje me daljen e virusit nga laboratori, u mbuluan gjithashtu në frontin amerikan derisa presidenti i atëhershëm, Donald Trump, kundërshtoi zyrtarët e tij ,duke folur hapur për këtë hipotezë.

Artikulli në internet u hoq – Zyrtarët e Këshillit të Sigurimit të SHBA-ve, mësuan për teoritë në lidhje me “arratisjen” e mundshme nga laboratori që në janar 2020. Në atë kohë ishin dy shkencëtarë kinezë, ata që shkruan një artikull në internet, që pastaj u hoq shpejt nga qeveria, në të cilën u pyetën se si ishte e mundur që një virus i lindur nga lakuriqët e natës, të kishte arritur një metropol prej 11 milionë banorësh në fund të dimrit, kur lakuriqët e natës po kalojnë në letargji.

Dokumenti shprehej qartë, se virusi kishte origjinën në laborator dhe ofronte një mori informacioni mbi pasigurinë e laboratorëve që kryen eksperimente me kafshë, duke vërtetuar teorinë e ikjes së virusit. Një eksperiment i vitit 2015, u përmend gjithashtu që demonstroi aftësinë e një virusi të testuar te minjtë për të infektuar qelizat njerëzore.

Këshilli Amerikan i Sigurisë, nisi një seri studimesh që çuan në zbulimin e eksperimenteve të bëra tek minjtë, duke përdorur viruse që më pas mund të arrinin tek njerëzit.

Një virus “i adaptuar për transmetimin njerëzor” – Ndërkohë, në verën e vitit 2020, Gilles Demaneuf, i cili po vazhdonte studimet, vuri re një aktivitet të çuditshëm në kompjuterin e tij, duke ia atribuuar  mbikëqyrjes së qeverisë kineze dhe duke kuptuar se po kontrollohej.

Sidoqoftë, trajneri i tij i ri, u bë Jamie Metzl, ish- nënkryetar ekzekutiv i Shoqatës së Azisë, por gjithashtu një anëtar i OBSH-së, i cili hapi një blog për të mbështetur teoritë e ikjes së virusit nga laboratori.

Gjithashtu, duke ndarë studimet, erdhi Alina Cha, një biologe e re, që beson se nëse virusi do të kishte kaluar nga kafshët te njerëzit, do të pritej të shihte adaptime të shumta, siç ndodhi në epideminë e SARS 2002. Për Chan, gjithsesi, dukej se SARS- CoV-2, tashmë ishte “para-përshtatur për transmetimin njerëzor”, siç shkruan ai në një letër në maj 2020.

Minatorët e Mojiang – Në vitin 2012, gjashtë minatorë që kishin punuar në Mojiang, në provincën jugore të Yunnan, që ishin në një shpellë në kontakt me një lloj të veçantë lakuriqësh të natës, u sëmurën me kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje (tre prej tyre vdiqën).

Koronavirusët e lakuriqëve të natës, nuk dihej nëse i dëmtonin njerëzit në atë kohë dhe studimet e mëvonshme treguan se disa viruse të gjetura tek ata, mund të kalonin te njerëzit pa kaluar më parë në një kafshë të ndërmjetme.

Një koronavirus i natës, i ngjashëm me “Sars”-in, u izolua për herë të parë dhe zbuloi se mund të hynte në qelizat njerëzore përmes një proteine ​​të quajtur receptori ACE2. Më 3 shkurt 2020, me përhapjen e epidemisë Covid përtej Kinës, Shi Zhengli dhe disa kolegë, publikuan një dokument, duke shënuar se kodi gjenetik i virusit SARS-CoV-2, ishte pothuajse 80% identik me atë të SARS-CoV, i cili shkaktoi shpërthimin e vitit 2002.

Por ata, gjithashtu raportuan se ishte 96.2% identike me një sekuencë koronavirusi në zotërimin e tyre të quajtur RaTG13, e cila ishte zbuluar më parë në “provincën Yunnan”.

Ata arritën në përfundimin, se RaTG13 ishte më i afërmi i njohur për SARS-CoV-2. Nga atje, rastet e mostrave të renditura dhe të studiuara në laboratorë u rritën.

Krijimi i patogjenëve – Një aspekt tjetër që vlen të theksohet, është se në vitin 2011, Ron Fouchier, një studiues në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, njoftoi se kishte ndryshuar gjenetikisht llojin e gripit të shpendëve H5N1, për ta bërë atë të transmetueshëm midis ferrave, të cilat janë gjenetikisht më afër njerëzve sesa minjtë.

Fouchier deklaroi me qetësi se kishte prodhuar “ndoshta një nga viruset më të rrezikshëm që mund të krijohej”. Në kaosin pasues, shkencëtarët kanë debatuar për rreziqet dhe përfitimet e këtij studimi.

Ithtarët e praktikave të tilla, thanë se ato mund të ndihmojnë në parandalimin e pandemive, duke theksuar rreziqet e mundshme dhe përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave.

Kritikët, argumentuan se krijimi i patogjenëve që nuk ekzistonin në natyrë, rrezikonte t’i shkaktonte ato. Dhe këto hulumtime, janë përdorur gjatë viteve të subvencioneve qeveritare, të pezulluara dhe më pas të riaktivizuara sipas presidentëve.

Puna e Departamentit të Shtetit vazhdon – Në verën e vitit 2020, hetimi për origjinën e Covid nga Departamenti i Shtetit në SHBA, ishte “ftohur”, derisa u konfirmua se tre zyrtarë nga laboratori në Wuhan, ishin sëmurë në fund të vitit 2019, me kthimin e dyshimeve që shumë prej tyre donin të mbulonin hetimet.

Ekipi i Departamentit, filloi të bindë veten se të gjitha studimet zyrtare, donin të arrinin në një të vërtetë të paracaktuar për origjinën natyrale të virusit, në mënyrë që të mos ushqejnë dyshime në lidhje me financimin amerikan në lidhje me aktivitetet e disa laboratorëve.

Në janar 2021, Departamenti i Shtetit, megjithë kërcënimet dhe tensionet e brendshme, publikoi dokumente për laboratorin e Wuhan dhe për sëmundjen që kishte prekur disa studiues.

Ata gjithashtu shkruan se studiuesit kishin bashkëpunuar në projekte sekrete me ushtrinë kineze dhe “ishin angazhuar në kërkime të klasifikuara, duke përfshirë eksperimente mbi kafshë laboratorike, në emër të ushtrisë kineze që prej të paktën 2017”.

Misioni në Wuhan – Kur OBSH dërgoi ekspertët e saj në Wuhan për të mbledhur të dhëna për Covidin (12 ekspertë ndërkombëtarë plus 17 kinezë), u bë e qartë se ata nuk do të kishin qasje në të dhëna të papërpunuara, por vetëm në ato të dhëna të servirura nga qeveria.

Një kërkesë e qartë do të ishte qasja në bazën e të dhënave të Laboratorit të Virologjisë në Wuhan me afërsisht 22,000 mostra dhe sekuenca të virusit, të cilat ishin marrë jashtë linje, por kërkesa as nuk u bë.

Pas dy javësh, ekspertët kinezë dhe ndërkombëtarë përfunduan misionin e tyre duke rënë dakord se cili skenar i origjinës dukej më i mundshëm. Transmetimi i drejtpërdrejtë nga lakuriqët tek njeriu: nga e mundur në ndoshta.

Transmetimi përmes një kafshe të ndërmjetme: nga e mundur te shumë e mundur. Transmetimi përmes ushqimit të ngrirë: e mundur. Transmetimi përmes një incidenti laboratorik: jashtëzakonisht i vështirë.

Raporti gjithashtu mohoi që zyrtarët e laboratorit, të kishin marrë ndonjë sëmundje, siç konfirmohet nga Departamenti i Shtetit. Vetë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përfundoi duke e kritikuar atë raport.

Brenda laboratorit – Sapo shpërtheu pandemia, Shi Zhengli, shkencëtare në laboratorin e Wuhan, u urdhërua të hetojë rastet e para të pacientëve me koronavirus dhe ekipi i saj, u bë një nga të parët që renditi dhe identifikoi çrregullimin si një koronavirus të ri në lidhje me SARS-in.

Por shumë dyshojnë, se ajo në të vërtetë ishte e lirë të shprehte konkluzionet e saj dhe t’i provonte ato shkencërisht në lidhje me linjën që partia kineze diktoi.

“Koronavirusi i ri i vitit 2019, është ndëshkimi i natyrës për zakonet e paqytetëruara të njerëzimit”, – shkroi në një postim. Ajo gjithashtu përshkroi laboratorin si një qendër ndërkombëtare kërkimore transparente, por të gjitha informacionet që ofroi, janë mohuar, veçanërisht nga Departamenti Amerikan i  Shtetit.

Kërkimi i së vërtetës – Më 28 maj 2021, Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratoi një rezolutë unanime, duke i bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të filluar një hetim të plotë mbi origjinën e virusit.

“A do ta dimë ndonjëherë të vërtetën?”, – pyet “Vanity Fair USA”. Dr. David Relman, i Universitetit të “Stanford School of Medicine”, ka argumentuar se ky është një hetim si Komisioni i 11 Shtatorit. Por ngjarjet e 11 shtatorit 2001 ndodhën në një ditë të caktuar, ndërsa “kjo, ka kaq shumë shfaqje, pasoja, përgjigje të ndryshme në të gjitha kombet. Të gjitha këto e bëjnë atë një problem shumë-dimensional. Ndërsa ditët dhe javët kalojnë, lloji i informacionit që mund të jetë i dobishëm, do të shpërndahet dhe zhduket”, – tha ai.

Përgjegjësia, përfundon hetimi nga “Vanity Fair USA”, qëndron në pengimin e Kinës, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe financimin e tyre për kërkime të caktuara që kanë krijuar disa konflikte interesi.(“Vanity Fair USA”; gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy