E pabesueshme: ja çfarë po iu shkaktojnë qelizave cigaret elektronike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kimikatet që prodhojnë aromë, sikundër është vanilja, shalqiri dhe kanella mund të përzihen me tretës të tjerë në pajisjet dhe të bëhen një rrezik për shëndetin, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Siguria e cigareve elektronike ka qenë temë debati për vite me radhë, pasi përdorimi i tyre është rritur me shpejtësi, veçanërisht tek të rinjtë.

Shkencëtarët përgjithësisht pajtohen se ato janë më të sigurta se pirja e duhanit, i cili provohet se shkakton më shumë se një duzinë llojesh kanceri dhe kontribuon në sëmundje të tjera.

Por provat gjithnjë e më shumë tregojnë se cigarja elektronike është i dëmshëm për shëndetin.

Advertisement

Studimi i ri tregon se kimikatet brenda pajisjeve mund të bëhen toksike për qelizat që jetojnë në mushkëri ose enët e gjakut dhe zemër. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy