Eksperti shëndetësor: Maska mund të shkaktojë dëmtime serioze të dhëmbëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeshefi klinik në SmileDirectClub, Dr Jeffrey Sulitzer, pohon se një gjendje e quajtur “goja në maskë” mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, shkruan tabloidi Daily Star, transmeton lajmi.net.

Vendosja e maskës për periudha të gjata kohore mund të bëjë që njerëzit të marrin frymë më shumë me gojë sesa me hundë, raporton Liverpool Echo.

Kjo mund të bëjë që goja të thahet duke çuar në shqetësime dentare si sëmundja e mishit të dhëmbëve.

Dr Jeffrey pretendon se higjiena orale është mënyra më e mirë për të mbajtur larg problemet e dhëmbëve gjatë pandemisë.

Advertisement

Kësisoj, eksperti shëndetësor rekomandon që të merrni frymë me hundë e jo me gojë përgjatë kohës sa është maska e vënë në fytyrë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy