Gripi i syrit, një tjetër virozë që po përhapet në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gripi i syrit, një tjetër virozë që po përhapet në vend

Bashkë me gripin A, në vendin tonë po shihen raste edhe me gripin e syve, i njohur ndryshe në gjuhën mjekësore si “keratokonjuktivit”.

Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore në kryeqytet kanë shpjeguar se përgjatë kësaj javë është vënë re një rritje rastesh. Në konfidencialitet ata kanë shprehur se rastet kanë qenë të vazhdueshme me nga 1-3 persona në ditë dhe shihen më shpesh tek fëmijët e vegjël.

Ndërsa mjekja e përgjithshme Moza Bushi ka shpjeguar se kjo sëmundje është e lehtë në trajtim dhe mund të kurohet brenda disa ditëve.

“Simptomat më të shpeshta janë kruajtje të syve, dhimbje dhe sekrecione të vazhdueshme. Kjo sëmundje mund të trajtohet lehtë por është shumë ngjitëse dhe në ditët e para përgjithësisht përdoren solucione pastruese si Sol.Tobrodex 3×2 pika në sy”, shpjegon mjekja.

Advertisement

Ekspertët e shëndetit publik e konsiderojnë këtë virus tepër agresiv në përhapje dhe shenjat e tij fillojnë dy javë pasi një person është i prekur. Sipas njoftimit zyrtar në faqen ë ISHP ky virus mund të transmetohet lehtësisht nga përdorimi i sendeve të përbashkëta dhe pikërisht për këtë gjë pacientët duhet të jenë shumë të kujdesshëm me higjienën personale.

Mjekja e përgjithshme Valbona Gashi shpjegoi se gjatë kësaj kohe ka pasur 2-3 raste por që fatmirësisht nuk kanë qenë të vështira për t’u trajtuar.

“Kur diagnoza njihet trajtimi është me i lehtë,” shton mjekja.

Sipas mjekëve infeksionesh kjo sëmundje mund të identifikohet dhe me anë të testeve laboratorike por nuk janë të vlefshme sepse shenjat klinike janë të dallueshme. Testi kryhet në momentin kur është i nevojshëm dhe duhet të diferencojë sëmundjen e gripit të syrit nga një infeksion i rëndë i syrit.

Advertisement

Ndërkaq mjekja infeksioniste Paskuela Preka në Spitalin Amerikan 3 ka thënë më herët se masat që merren për të parandaluar keratokonjuktivitin(gripin) e syrit janë:Larja e duarve në mënyrë të vazhdueshme me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.

Vëmendje nëse dikush e ka këtë sëmundje dhe nëse keni kontakt të ngushtë me këtë person menjëherë duhen larë duart për të evituar transmetimin.

Ambientet ku qëndron një person i sëmurë duhen pastruar dhe dezinfektuar vazhdimisht, me klor ose solucione të tjera. E njëjta praktike ndiqet, edhe me veshjet.

Evitoni fërkimin e syve sepse transmetimi i infeksionit, ndodh lehtësisht nga njëri sy tek tjetri.

Advertisement

Mënjanoni përdorimin e përbashkët të sendeve personale si peshqirëve, të këllëfëve të jastëkëve, çarçafët apo kuvertat, apo mjetet e make up-it.

Mos përdor lente kontakti derisa të shërohet syri dhe t’ju thotë mjeku.

Trajtimi medikamentoz bëhet vetëm për syrin e sëmurë.

Mjediset publike dhe ambientet ku ofrohet kujdes shëndetësor duhet të pastrohen dhe të sterilizohen vazhdimisht./si/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy