HARTA: Si po ecën fushata më e madhe e vaksinimit në histori? Kush e kryeson listën dhe kush është në fund të saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
HARTA: Si po ecën fushata më e madhe e vaksinimit në histori? Kush e kryeson listën dhe kush është në fund të saj

Fushata më e madhe e vaksinimit në histori ka nisur tashmë. Më shumë se 32.4 milionë doza në 45 vende janë adminstruar, referuar të dhënave të mbledhura nga ‘Bloomberg’.

Shpërndarja dhe bërja e miliarda vaksinave konsiderohet të jetë një nga sfidat logjistike më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë.

Në vend të parë për ecurinë e vaksinimeve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me më shumë se 10 milionë vaksinime dhe në vend të fundit Guinea me 55 vaksinime. Në listën e ‘Bloomberg’ nuk është përfshirë Shqipëria.

Sa i përket rajonit tonë, Greqia ka bërë më shumë se 64 mijë vaksinime ndërsa Serbia rreth 9300 vaksinime.(scan)

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy