Helmi i bletëve do mund të përdoret për shërimin e formave agresive të kancerit në gji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helmi i bletëve do mund të përdoret për shërimin e formave agresive të kancerit në gji

Ekspertët nga Universiteti i Australisë Perëndimore përdorën helm nga 312 bletë të gjetura në Perth, Australi Perëndimore, Irlandë dhe Angli si pjesë e hulumtimit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ekipi testoi efektet e helmit në lloje të ndryshme të kancerit të gjirit që kanë trajtim të kufizuar – ata zbuluan se si minerali i shkatërronte me shpejtësi tumoret dhe qelizat kancerogjene.

Para këtij studimi askush nuk kishte krahasuar efektet e helmit të bletës në llojet e qelizave kanceroze dhe normale.

Advertisement

Studiuesit ishin në gjendje të nxjerrin melittin-in, minerali që besohet të ketë efekt në vrasjen e qelizave kancerogjene, nga helmi, ta rikrijojnë atë dhe më pas ta përdorin atë për të vrarë deri në 100 përqind të qelizave kancerogjene pa pasur efekt në qelizat normale.

Studiuesja kryesore, Dr Ciara Duffy, tha se melitina në përqendrimet e duhura mund të përdoret për të shkatërruar plotësisht membranat qelizore të kancerit brenda 60 minutash.

Megjithatë, Dr Duffy tha se vetëm në dy dekadat e fundit u shtua interesi në matjen e efektivitetit të helmit të bletës në kancere të ndryshme.

Në të ardhmen, do të kërkohen studime për të vlerësuar zyrtarisht metodën optimale të shpërndarjes së melittinës, si dhe toksicitetet dhe dozat maksimale të tolerueshme. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy