Hunda e thatë mund të jetë simptomë e hershme e koronavirusit, thonë doktorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kërkuesit spanjollë kanë zbuluar se 70% e pacientëve me koronavirus kanë përjetuar tharje të hundës, shkruan “TheSun”.

Disa kanë raportuar të kenë pasur ndjenjën sikur diçka kishte bllokuar vrimat e hundës dhe se mukoza e hundëve ishe e tharë, transmeton lajmi.net.

Ekspertët e Universitetit të Barcelonës thanë se mund të jetë shenjë që vjen para humbjes së shijes dhe nuhatjes.

Deri më tani kjo shenjë është injoruar, por sigurisht do të duhet ehde pak kohë për të vërtetuar teorinë e tyre.

Advertisement

Simptomat më të rënda, i kanë lënë disa simptoma më të lehta si kjo në hije.

Shenjat e hershme do të thonë diagnostikim të hershëm prandaj duhet të merren parasysh të gjithë shenjat.

Sigurisht, disa nga shenjat e Covid mund të jenë të ngjashme me simptomat e viruseve sezonale, por kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i injorojmë.

Disa nga pacientët janë shprehur se kanë pasur një ndjenjë të çuditshme në hundën e tyre edhe nëse nuk ishte thatësi.

Advertisement

Simptomat që shfaqen përmes hundës, qoftë zënie e hundëve, humbja e aromës, tharja e hundës etj, zgjasin mesatarisht 12 ditë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy