Hurmat – ilaçi për uljen e kolesterolit dhe shëndetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hurmat – ilaçi për uljen e kolesterolit dhe shëndetin

Hurmat e Arabisë janë ndër frutat e thata më të mira për shëndetin e njeriut, shkruan “AgroWeb”, transmeton lajmi.net.

Ato janë të pasura me fibër, e cila na mban të ngopur për gjatë dhe ndihmon në uljen e kolesterolit. Fibra që gjendet tek këto fruta të thata ndërlidhet me kolesterolin dhe pengon përthithjen e tij në gjak.

Hurmat e Arabisë janë gjithashtu shumë të pasura me anti-oksidantë siç janë: beta karoteni, zeaksanthina dhe luteina. Këto substanca parandalojnë sintetizimin e molekulave yndyrore në enët e gjakut dhe depozitimin e tyre të dëmshëm.

Advertisement

Përfitimet nga hurmat e Arabisë

Hurmat janë të pasura me kalium i cili jo vetëm parandalon diarenë por edhe përmirëson mikrobiomën.

Falë përmirësimit të tretjes, hurmat parandalojnë konstipacionin. Mjafton të mbani disa fruta të thata në një enë me ujë dhe ta pini lëngun në mëngjes, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, ato janë të mira edhe për rënien nga pesha, për sa kohë i konsumoni në doza të vogla. Hurmat e Arabisë janë të pasura shumë me hekur.

Advertisement

Kjo i bën ato të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve, grave shtatzënë dhe të gjithë ata të prekur apo të rrezikuar nga anemia.

Në 100 gramë fruta të thatë do të merrni 11% të dozës së rekomanduar ditore të hekurit. Le të mos harrojmë se hekuri është thelbësor për oksigjenin në gjak, ndaj mos i nënvlerësoni hurmat e Arabisë.

Këto fruta duhet t’i doni shumë sepse janë të pasura me minerale si magnezi dhe kaliumi. Këto minerale mbajnë tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme, ushqejnë sistemin nervor dhe mbrojnë zemrën. Mjaftojnë 100 gramë hurma arabe në ditë dhe të ndiheni e të jeni të shëndetshëm. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy