minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Imunologu tregon arsyen përse nuk duhet të përdoren antibiotikët dhe kortizonikët për COVID-19 - Struga.info


Imunologu tregon arsyen përse nuk duhet të përdoren antibiotikët dhe kortizonikët për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku imunolog Genc Sulçebe shprehet se përse nuk duhet të bëhen antibiotikët dhe kortizonikët sepse ato e ulin sistemin imuntar, raporton “TopChannel”.

Këto mjekime duhet të bëhen vetëm për personat mbi 60 vjeç ndërsa për të tjerët duhet të bëhen në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve, transmeton lajmi.net.

“Stop antibiotikëve stop kortizonikëve, ulin sistemin imunitar. Është një infeksion viral i cili vetëm në 10% jep komplikime për t’u shtruar në spital dhe 10% janë njerëzit e rrezikuar, meshkujt mbi 60-vjeç, ata me sëmundje shoqëruese, një grup kontigjen që është i rrezikuar.

Të tjerët nuk kanë nevojë të marrin asnjë lloj mjekimi. Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet, në rastet ekstreme ky virus mund të japi komplikime, vetë sistemi imunitar jep një farë bllokimi dhe këtu duhet kortizoniku, vetëm në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve. Në 10 ditëshin e parë sistemi imunitar reagon dhe e eliminon virusin,

Advertisement

Ata që e kalojnë si grip të lehtë mos merr asnjë lloj mjekimi. Mjekime të pa dëgjuara, abuzive dhe që janë skandaloze. Sistemi imunitar normal, të gjithë ne kështu e kemi, kemi shkallë të ndryshe të reagimit, ne e kalojmë këtë infeksion, jep një gjendje gripale, zgjat pak por imuniteti e përballon dhe vetëshërohet.

Ka raste që jep komplikime, që jep një farë bllokimi të rrugës së mushkërive dhe duhet medikament. Vetëm në stadin e vonshëm pas 10 ditëve. Ditët e para sistemi imunitar reagon dhe e largon virusin.

Ndonjëherë saturimi i oksigjenit gënjen, ndonjëherë nuk janë të sakta. Një gjykim i kujdesshëm i mjeku i cili duhet të thotë duhet drejtuar në spital apo jo”, u shpreh mjeku. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy