Ju do hani më shëndetshëm kur visheni bukur, thotë studimi i ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur visheni bukur për një darkë, do iu bëjë që të hani më shëndetshëm, kanë zbuluar studimet e reja, shkruan “DailyMail”.

Një seri eksperimentesh kanë gjetur se darkat kur ju visheni me kostum ose veshje tjera formale, do iu bëjnë të hani më shëndetshëm në krahasim me ushqimet që do të hani nëse jeni të veshur thjeshtë me xhinse dhe bluzë, transmeton lajmi.net.

Ekipi i kërkimit mendojnë se kur visheni më zgjuar ndërsa hani, do iu bëjë më të vetëdijshëm rreth përshtypjes që po lini tek personat e tjerë.

Kjo do iu shtyjë që të bëni zgjedhje më të shëndetshme si p.sh. një sallatë në vend të një hamburgeri.

Advertisement

Në një testim, 79 student universiteti u ndanë në dy grupe, njëri grup u vesh në rroba solemne, kurse tjetri në veshje të thjeshta. Atyre iu dha zgjedhja mes patatinave dhe domatinave.

Grupi me veshje solemne zgjodhi domatinat ose asgjë, kurse grupi me veshje të thjeshta shumica zgjodhën patatinat.

Në një tjetër eksperiment me 277 persona, iu dha mundësia të zgjedhin mes bajameve dhe patatinave. Dy të tretat e personave të veshur në kostume, zgjodhën bajamet. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy