minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Keni frikë nga pesticidet apo parazitët? Ja mënyra e duhur si t’i lani luleshtrydhet që të ushqeheni shëndetshëm - Struga.info


Keni frikë nga pesticidet apo parazitët? Ja mënyra e duhur si t’i lani luleshtrydhet që të ushqeheni shëndetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Por për t’u siguruar që po përgatisni sallata të shëndetshme me fruta, është thelbësore t’i kushtoni vëmendje kohës së larjes, raporton “MSN”.

Në fakt, larja e luleshtrydheve ju lejon të eliminoni çdo lloj mbetjeje që është potencialisht e dëmshme për organizmin tuaj, transmeton lajmi.net.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për eliminimin e pesticideve dhe të parazitëve:

Kushtojini vëmendje momentit të blerjes, në mënyrë që të zgjidhni fruta organike. Njëkohësisht duhet që të verifikohet origjina e frutit, si dhe të lexohet me kujdes etiketa përshkruese.

Advertisement

Përpara se t’i shërbeni duhet të dini se për larjen e tyre nuk mjafton vetëm uji. Për të zvogëluar ngarkesën e pesticideve dhe për të eliminuar çdo parazit të pranishëm, duhet t’i lini luleshtrydhet të zhytura në një enë me ujë për 15 minuta dhe në të shtoni edhe pak sodë buke.

Një mënyrë tjetër për pastrimin e çdo mbetjeje është dhe dezinfektimi me uthull ose verë të kuqe, e cila duhet të jetë e holluar me dy gota ujë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy