Konfirmohet: Edhe kjo vaksinë e lufton koronavirusin me sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania Johnson & Johnson pret të transportojë javën e ardhshme pas autorizimit rreth 4 milion doza për spitalet amerikane dhe qendrat e vaksinimit. Shkencëtarët amerikanë konfirmuan se në përgjithësi kjo vaksinë është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta, si dhe ato të rënda të Covid-19. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritet brenda disa ditësh.

Ndërsa SHBA ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, i penguar nga çështjet logjistike dhe vonesat e shkaktuara nga moti i keq. Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.

J&J testoi vaksinën e parë me dozë të vetme tek 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak të varianteve të ndryshme të virusit, që po qarkullojnë në vende të ndryshme, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht. J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të Covid-19, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut. Vaksina dëshmoi se ishte shumë efektive kundër simptomave të rënda dhe rezultatet e hershme të studimit treguan se nuk kishte asnjë shtrime në spital ose vdekje duke filluar 28 ditë pas vaksinimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy