Kostot e pandemisë që po i paguan personeli shëndetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kostot e pandemisë që po i paguan personeli shëndetësor

Që prej fillimit të pandemisë, studiuesit kanë monitoruar se si COVID-19 ndikon tek të infektuarit, si dhe çfarë ndikimi ka tek infermierët dhe mjekët e tyre.

Studimet e kryera në të gjithë globin kanë demonstruar se kujdesi për pacientët me sëmundje kritike COVID-19 sjell një dëm serioz në shëndetin mendor të punonjësve të shëndetësisë. Një studim i fundit në Amerikë ku u anketuan më shumë se 600 mjekë, gjatë kulmit të shtrimeve në spital për COVID-19, tregon se ata janë më së shumti të prekur nga ankthi, stresi dhe drpresioni.

Pesëdhjetë e shtatë përqind e pjesëmarrësve treguan shenja të stresit akut; 48 përqind treguan shenja depresioni dhe 33 përqind treguan shenja ankthi. Infermierët dhe epidemiologët treguan nivele më të larta shqetësimi psikologjik sesa mjekët.

Një shënjues pozitivishte se, 61 përqind e pjesëmarrësve në studim raportuan se ndjejnë më shumë përgjegjësi për punën e tyre.Shumica e pjesëmarrësve përdornin ushtrimet fizike si një mekanizëm për të përballuar pandeminë.

Advertisement

Një përmbledhje sistematike e botuar në dhjetor të 2020 gjeti rezultate të ngjashme. Studiuesit e shëndetit nga Anglia dhe Greqia kombinuan të dhëna nga 13 studime me më shumë se 33,000 pjesëmarrës në të gjithë botën dhe zbuluan se gati 40 përqind e punonjësve të kujdesit shëndetësor që kujdeseshin për pacientët COVID-19 përjetuan depresion dhe gati 45 përqind përjetuan ankth.

Një tjetër rishikim sistematik i 117 studimeve të kryera nga studiuesit spanjollë u përpoq të identifikonte faktorët e rrezikut midis punonjësve të kujdesit shëndetësor. Ai zbuloi se infermieret, kryesisht ato femra kishin më shumë të ngjarë të përjetonin shqetësime psikologjike si stresi akut, ankthi dhe depresioni.

Një studim i 204 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Meksikë të botuar muajin e kaluar ofroi më shumë njohuri se kush nga punonjësit e kujdesit shëndetësor është në rrezik më të madh për problemet psikologjike.

Studiuesit zbuluan se kujdestarët me simptoma para-ekzistuese të ankthit dhe depresionit kishin më shumë të ngjarë të përjetonin çrregullime të stresit post-traumatik pasi u kujdesën për pacientët COVID-19 dhe se kujdestarët që përjetuan gjendje ankthi para pandemisë kishin më shumë të ngjarë të përjetonin nivele më të larta të ankthit dobësues dhe stresi.

Advertisement

Ekspetët thonë se ky studim është një tregues që mund të jetë e dobishme të sigurohen depistime të shëndetit mendor për mjekët dhe infermierët gjatë shpërthimeve infektive për të identifikuar ata me rrezik më të madh për probleme të shëndetit mendor.(Psychology Today, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy