minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kura natyrale për të rritur hemoglobinën dhe tejkaluar aneminë - Struga.info


Kura natyrale për të rritur hemoglobinën dhe tejkaluar aneminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut, shkruan “National Library of Medicine”.

Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.

Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.

Advertisement

Sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

Merrni Më Shumë Hekur

Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm.

Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Advertisement

Ushqimet e Pasura Me Hekur

Mishi dhe peshku

Vezët

Frutat e thata

Brokoli

Advertisement

Barishtet

Bizelet

Arrorët dhe farat

Gjalpi i kikirikut

Advertisement

Merrni Më Shumë Folat

Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Ushqimet e Pasura Me Folat

Mishi i viçit

Spinaqi

Advertisement

Orizi

Kikirikët

Fasulet

Avokado

Advertisement

Sallata jeshile

Maksimizoni Përthithjen e Hekurit

Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm.

Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Advertisement

Ushqimet e Pasura Me Vitaminë A

Peshku

Mëlçia e viçit

Kungulli

Patatja e ëmbël

Advertisement

Barishtet

Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten

Karrotat

Patatet e ëmbla

Advertisement

Kungulli

Pjepri

Mango

Suplementët e Hekurit

Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut.

Advertisement

Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme.

Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat.

Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy