Kush rrezikohet më shumë nga “Covid i zgjatur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush rrezikohet më shumë nga “Covid i zgjatur”

Simptomat e Covid-19 tashmë janë të njohura dhe njihen një sërë masash për të shpëtuar jetë.

Sidoqoftë, dihet shumë më pak për atë që ndodh pas shërimit.

A duhet të shqetësohen njerëzit që kanë kaluar Covid, për shëndetin e tyre afatgjatë?

“Pacientët me sindroma ose sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ndonjëherë zhvillojnë gjithashtu dëmtime të përhershme të mushkërive”, thotë mjeku Andrew Martin.

Advertisement

Infeksionet e frymëmarrjes mund të dëmtojnë mushkëritë

“Infeksionet virale të frymëmarrjes mund të kalojnë nga një kollë e lehtë, në një kollë që zgjat me javë e muaj deri te një sëmundje kronike si astma.”

Martin shton se kur një një infeksion i frymëmarrjes është i rëndë, shërimi mund të marrë më shumë kohë dhe të ketë pasojë një efekt si “marrje fryme”, edhe pasi funksioni i mushkërive të kthehet në normalitet.

Kush rrezikohet më shumë?

Advertisement

Jo të gjithë ata që kalojnë koronavirusin, kanë të njëjtin rrezik apo përjetojnë pasoja afatgjata prej tij.

Ata që janë më në rrezik janë “njerëzit në moshat 65 vjeç e lart, njerëzit që jetojnë në shtëpi të kujdesit për të moshuar, njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, veshkave dhe mëlçisë”, tha dr. Gary Weinstein.
Ai gjithashtu tha se janë të rrezikuar edhe njerëzit me sistem të dobët imunitar, njerëzit mbipeshë dhe ata me diabet.

“Në disa raste, kur pacientët kanë dëmtim të mushkërive, ata shpesh kanë edhe dëmtim ose mosfunksionim të organeve të tyre të tjera, si veshka, zemra dhe truri”, shtoi mjeku. “Pacientët me simptoma të lehta do të shërohen më shpejt dhe do të kenë më pak të ngjarë të kenë nevojë për oksigjen, por do të kenë dobësi dhe lodhje”.

Sindroma e kujdesit post-intensiv

Advertisement

Ndërsa vendosja në një spital mund t’i shpëtojë jetën pacientëve, ajo mund të vijë gjithashtu me pasoja të rëndësishme shëndetësore.

Në përgjithësi, njerëzit që kërkojnë kujdes intensiv janë në rrezik për probleme të shëndetit mendor si çrregullimi i stresit post-traumatik, ankthi dhe depresioni.

Sindroma e kujdesit post-intensiv përdoret për të përshkruar pacientët që i kanë mbijetuar një sëmundjeje të rëndë, shoqëruar me kujdes intensiv për të mbijetuar. Pacientët mund të kenë një kombinim të dëmtimeve fizike, njohëse dhe atyre psikiatrike. Dëmtimet fizike që ndodhin zakonisht përfshijnë dobësi dhe kequshqyerje. Dëmtimi njohës mund të përfshijë uljen e vëmendjes deri në uljen e aftësisë për të zgjidhur problemet.
Covid-19 mund të ndikojë në “rrjedhën e trurit”

“Disa nga të dhënat që po marrim tani nga studimet e Kinës, një studim që sapo u botua në Trusted Source në JAMA Neurology tregoi se 36.4% e pacientëve kishin probleme neurologjike”, tha dr. Shery Dewan, neurokirurg.

Advertisement

Dewan tha se ekziston një teori se Covid-19 mund të ndikojë në palcën e zgjatur (trungu i trurit), e cila kontrollon sistemin tonë kardio-respirator.

“Pra, në këtë mënyrë, nuk ka të bëjë vetëm me mushkëritë, ku pacientët nuk mund të marrin frymë siç duhet, por gjithashtu prekin dhe neuronet medulare, që kontrollojnë trurin tonë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy