Lakra turshi është një nga ushqimet më të shëndetshme, ja çfarë ndihmon e gjitha!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përveç faktit që lakra turshi është e shijshme, ajo ka shumë përfitime shëndetësore. Përmban një numër lëndësh ushqyese të tilla si vitamina dhe minerale, të cilat janë thelbësore për rritjen dhe zhvillim. Vitamina C, K1 dhe B6, hekuri, mangani dhe kaliumi janë vetëm disa prej tyre.

Lakra turshi ndihmon në tretjen e ushqimit pasi përmban probiotikë, kështu që sistemi juaj tretës do të jetë mirënjohës nëse përfshini lakër turshi në menynë tuaj të paktën dy herë në javë.

Është gjithashtu e mirë për forcimin e kockave dhe sistemin imunitar, duke ndihmuar në humbjen e peshës dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës, andaj mos harroni për këtë ushqim të shëndetshëm, veçanërisht kur kemi temperatura të ulëta dhe sezonin e ftohtë. /KP

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy