Lëng limoni me kripë – Kura që ndalon kokë dhimbjen brenda minutave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato, shkruan “AgroWeb”.

Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë, transmeton lajmi.net.

Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).

Advertisement

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju

Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit.

Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.

Advertisement

Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:

Të përziera e të vjella,

Mpirje,

Therje,

Advertisement

Marramendje,

Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,

Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë

Dhimbje pulsuese të kokës.

Advertisement

Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës.

Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.

Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës.

Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.

Advertisement

Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit.

Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin.

Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm.

Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy