minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Meshkujt që punojnë natën, rrezikojnë të preken nga kjo sëmundje - Struga.info


Meshkujt që punojnë natën, rrezikojnë të preken nga kjo sëmundje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse studimet e mëparshme kanë sugjeruar se puna natën i dëmton më shumë femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat.

Organizmi i njeriut ka orën e tij biologjike që do të thotë se ai e ka të programuar kohën e gjumit për gjumë dhe kohën e punës për punë.

Meshkujt që punojnë në turnin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë tri herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në turnin e ditës.

Besohet se gjatë punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit.

Advertisement

Kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike.

Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë etj. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy