Mjaltë, shegë, limon dhe xhenxhefil: Shurupi më i mirë për imunitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura. Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë.

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës.

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull do të mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin. Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm.

Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta. Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Advertisement

Përbërësit:

100 ml lëng shege

120 gramë mjaltë,

5 ml lëng xhenxhefili

Advertisement

55 ml lëng limoni.

Përgatitja:

Shtrydheni shegën dhe limonin.

Lëngjet hidhini në një kavanoz.

Advertisement

Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë.

Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë.

Shurupi është gati.

Advertisement

Ekspertët këshillojnë që çdo mëngjes të merrni një lugë gjelle nga shurupi, ta tresni në ujë dhe ta pini me stomak bosh çdo mëngjes për 1 ose 2 javë. Këtë kurë mund ta shfrytëzoni në çdo stinë, ose të paktën dy herë në vit. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy