Mjekët gjerman: Fëmijët e infektuar me Omicron vuajnë nga probleme me stomakun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët gjerman: Fëmijët e infektuar me Omicron vuajnë nga probleme me stomakun

Fëmijët e infektuar me Omicron kanë kryesisht probleme me stomakun apo patologji të përgjithshme.  Fëmijët duket sikur kanë një helmim të gjakut, kanë dhimbje dhe kanë nevojë për transfuzion,  sipas mjekëve në Gjermani.

Patologjitë më të rënda me frymëmarrjen që regjistroheshin gjatë valës së parë të Covid, me fëmijët të cilët qëndronin me javë në terapi intensive, nuk ekzistojnë më. Madje koha e qëndrimit në spital është reduktuar dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Por pandemia dhe pasojat e saj kanë shkaktuar vuajtje psikologjike tek më të vegjëlit. Janë gjithnjë e më shumë fëmijët të cilët vuajnë nga anoreksia dhe sëmuren deri në pikën që kërkohet shtrimi në spital. Në qendrën e vaksinimit për fëmijët në këtë spital, janë dhënë më shumë se 6 mijë doza deri tani.

Rreth 20% e 5 milion e 300 mijë fëmijëve të moshës nga 5 – 11 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë, dhe rreth 60% e adoleshentëve deri në 17 vjeç kanë marrë të dyja dozat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy