Mos hani shumë mandarina, mund të përfundoni në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla sesa portokajtë.

Për dallim nga portokajtë që kanë shumë vitaminë C, mandarinat kanë vitaminë A. Përfitimet shëndetësore nga të dy frutat kësisoj janë shumë të mëdha. Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë, transmeton Lajmi.net.

Nëse e teproni me portokaj apo mandarina mund të keni dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre. Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, dhe thartirë stomaku, kokëdhimbje e pagjumësi, sipas Klinikës Mayo. /Lajmi.net

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy