Mos i injoroni kurrë, këto janë 3 arsyet pse ju ënjten gishtat e duarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gishtat ënjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë ënjta mund të paralajmërojë për gjendje më të rënda shëndetësore, shkruan “Living”.

Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ënjtjes së gishtave, dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun, transmeton lajmi.net.

Abuzimi me kripën: 

Teprimi me ushqimet shumë të kripura mund t’ju shkaktojë ënjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, prandaj krijohet edhe ënjtja.

Advertisement

Zakonisht, ënjtja e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të kripura largohet vetvetiu brena disa ditësh. Nëse e keni kufizuar kripën dhe vazhdoni t’i keni sërish duart e ënjtura, duhet të konsultoheni me një mjek.

Osteoartriti ose artriti reumatoid:

Nëse ju janë ënjtur artikulacionet kockore të gishtave, shkaku mund të jetë osteoartriti, sidomos nëse i keni gishtat të ënjtura në mëngjes. Osteoartriti shoqërohet shpesh (jo gjithmonë) me dhembje dhe ngurtësim të gishtave.

Artriti reumatoid, një sëmundje autoimunitare që prek veshjen e  brendshme të artikulacioneve, mund të shkaktojë gjithashtu ënjtje.

Advertisement

Ndryshe nga osteoartriti, artriti reumatoid nuk është një sëmundje e lidhur me moshën dhe mund t’i ndodhë kujtdo, në çdo moshë. Zakonisht njerëzit me artrit reumatoid kanë ënjtje të kyçeve dhe artikulacioneve të gishtave.

Probleme me veshkat: 

Nëse veshkat nuk i filtrojnë mirë të gjitha lëngjet, trupi do t’i ruajë ato, dhe si pasojë shkaktohet ënjtja në disa pjesë të trupit, njohur në gjuhën mjekësore si edema.

Edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë shkakton më shumë ënjtje të duarve, këmbëve dhe artikulacioneve. Veshkat rregullojnë dhe elektrolitet në tru, kështu çdo lloj problemi me veshkat mund të ndikojë te ky proces.

Advertisement

Hipertensioni dhe diabeti janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojë këto probleme me veshkat. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy