Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një eksperte amerikane thekson se përdorimi i rregullt i sapunit i heq trupit bakteret që mbajnë larg aknet dhe ekzemën.

Mjekja Robynne Chutka thotë se sapuni antibakterial, shpesh me përmbajtje të lartë kimikatesh, heq pisllëkun dhe papastërtitë që trupi ka mbledhur gjatë ditës, por e ndalon atë që të njohë bakteret e “mira”.

“Pisllëku nuk shkakton sëmundje, por dëmtimi në mënyrë të vazhdueshme të baktereve të mira në lëkurë mund të dëmtojë imunitetin tonë”, thotë ekspertja amerikane.

Në periudhën e viruseve sezonale këshillohet larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë, por Dr. Chutkan thotë se dezinfektuesit e duarve nuk janë aq të vlefshme.

Advertisement

Sipas saj, pjesa më e madhe e mikrobeve në lëkurë e duar nuk janë infektues, që mund të shkaktojnë infeksione serioze. Ato janë baktere të padëmshme.

Vitin e shkuar, Organizata Botërore e Shëndetit publikoi një raport, sipas të cilit infeksione bakteriale të pakurueshme po përhapen globalisht për shkak të përdorimit në masë të xhelëve antibakterialë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy