Mutacioni i ri i koronavirusit – më shpejt transmetues, më pak vdekjeprurës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimi në virusin SARS-CoV-2, agjenti që shkakton Covid-19, quhet D614G, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Paul Tambyah, këshilltar i lartë në Universitetin Kombëtar të Singaporit dhe president i zgjedhur i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, tha se provat sugjerojnë se përhapja e mutacionit D614G në disa pjesë të botës ka përkuar me një rënie të niveleve të vdekjes, duke sugjeruar se është më pak vdekjeprurës.

“Ndoshta një trend i tillë është pozitiv për botën”, është shprehur Dr. Tambyah për agjencinë e lajmeve Reuters.

Tambyah tha që shumica e viruseve priren të bëhen më pak virulentë sa herë që krijojnë mutacione.

Advertisement

Shkencëtarët zbuluan mutacionin që në shkurt, i cili ka qarkulluar qëkur në Evropë dhe Amerikë, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

OBSH ka thënë gjithashtu se nuk ka prova që mutacioni ka çuar në rëndim të gjendjes shëndetësore tek të infektuarit. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy