Ndërlidhja e këpucëve me reumatizmin – Pse duhet të keni kujdes me veshmbathjet tuaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këmba  e njeriut ka rreth 52 kocka, 66 lidhje kyçesh dhe më shumë se 200 muskuj, shkruan “AgroWeb”.

Në këtë mekanizëm me preçizion të lartë përfshihen edhe tendinat dhe ligamentet dhe të gjitha këto bëjnë të mundur ecjen, transmeton lajmi.net.

Këmbët janë pjesa e parë që ka kontakt me tokën duke qënë kështu një ndër shtyllat kryesore që mban balancën e skeletit.

Për shkak të kësaj peshe që mbajnë dhe rolin kryesor që kanë në trup shpesh mund të dëmtohen.

Advertisement

Ka dhe shumë raste të tjera kur njerzit abuzojnë me këmbët e tyre duke veshur këpucë të parehatëshme.

Siç dimë jo çdo lloj këpuce mund të bëjë për çdo lloj këmbe, ato varen edhe nga forma dhe gjendja e saj.

Shumë njerëz i forcojnë këmbët e tyre brenda këpucëve të cilat nuk i’u shkojnë për shtat pa kuptuar dëmin e madh që po ju shkaktojnë atyre.

Duke qënë se këmbët janë shumë delikate edhe përkujdesja ndaj tyre duhet të jetë e tillë.

Advertisement

Një nga gjërat më të rëndësishme është zgjedhja e duhur e këpucëve.

Veçanërisht për persona që vuajnë nga sëmundje të kockave si artriti.

Si ndikojnë këpucët tek artriti i këmbëve

Të bësh zgjedhje të shëndetshme për trupin nuk do të thotë vetëm të hash shëndetshëm apo të stërvitësh.

Një pjesë e rëndësishme është edhe trajtimi i jashtëm i tij.

Advertisement

Ekspertët thonë se njerzit duhet të fillojnë t’i japin rëndësinë e duhur këpucëve që veshin çdo ditë.

Kjo për shkak të mënyrës së si ato mund të prekin dhe modifkojnë jetesën.

Për personat me artrit këpuca e gabuar mund të jetë shumë problematike.

Mund të shkaktojnë probleme të këmbëve, mesit apo kyçeve duke shkaktuar kështu vështirësi në lëvizje.

Advertisement

Nga ana tjetër këpucët e duhura mund të reduktojnë dhimbjen dhe të kthehen në një pikë mbështëtëse për trupin.

Këpucët që nuk duhet të zgjidhni

Këpucët me taka

Ekspertët bien dakort se këpucët me taka  mbi 5 cm janë të dëmshme për këmbët e gjithësecilit.

Veçanërisht për personat që vuajnë nga artriti i këmbëve pasi pasha bie e gjitha në gishta.

Studimet tregojnë se kryesisht femrat që veshin taka të larta rrisin shancet për defekte të gjurit apo artritit.

Advertisement

Këpucët shumë të  sheshta

Edhe këto këpucë mund të jenë problematike nëse janë shumë të sheshta apo me forma me majë.

Pasi sipas ekspertëve këmba ka tendencën të marrë formën e këpucëve dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje.

Gjithashtu kur janë baraz me tokën ato krijojnë një balancë të keqe për trupin.

Këpucët me shollë të fortë

Këpucët me shollë të fortë mund të shkaktojnë dhimbje gjuri.

Advertisement

Mjekët nuk rekomandojnë që personat me artrit të veshin këto lloj këpucësh pasi shkaktojnë tension në këmbë.

Këpucët me thembrën jashtë

Këpucët duhet të kenë gjithnjë thembër të mbyllur pasi e gjithë pesha përqëndrohet në një pikë, tek thembrat.

Duke shkaktuar kështu lodhje dhe pa rehati gjatë ecjes.

Çfarë duhet të zgjidhni

Shapkat me gisht

Megjithëse duket e çuditëshme shapkat me gisht rekomandohen për personat me artrit.

Advertisement

Një stadium i vitit 2010 tregoi se këto shapka nuk i stresojnë këmbët dhe janë shumë fleksibël.

Sandalet

Njësoj si shapkat edhe sandalet duke qënë të hapura i japin mundësi këmbës të qëndrojë e lirë dhe të gjejë formën e saj.

Sigurohuni të zgjidhni sandale me shollë të butë dhe lartësi 2 cm.

Ateltet

Shumica e atleteve janë të përshtatshme për këtë sëmundje.

Advertisement

Sigurohuni të mos t’i zgjidhni shumë të larta dhe shumë të ngushta.

Gjithnjë foksusohuni të mos stresoni gishtat dhe gjunjët tuaj duke zgjedhur atlete që ofrojnë balancë në këmbë.

Çizmet

Çizmet mund të jenë një nga këpucët perfekte për personat që vuajnë nga artriti apo probleme të kyçeve.

Këtu nuk përfshihen çizmet me takë të lartë, por vetëm ato me shollë të butë, të gjera më një lartësi 2-3 cm.

Advertisement

Çizmet arrijnë të balancojnë trupin pasi mbështjellin këmbën dhe kyçet duke mos ushtruar presion tek asnjëra. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy