Ngrënia e bukës dhe pastave mund të ndikoj në dëmtim të përhershëm të trurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngrënia e bukës dhe pastave mund të ndikoj në dëmtim të përhershëm të trurit

Doktorët shprehen se kanë gjetur fakte se pastat dhe buka po shkaktojnë probleme permanente në trurin e konsumuesve, shkruan “DailyStar”.

Efekti negativ i glutenit po shkakton marramendje dhe disa njerëz po i bënë të pavëmendshëm, transmeton lajmi.net.

Problemi është i quajtur ataksia e glutenit dhe shkaktohet kur sistemi imunitarë reagon keq ndaj ushqimeve me gluten, që gjendet në  pasta, bukë dhe drithëra.

Sëmundja mund të shkaktoj që sistemi imunitarë të sulmoj pjesë të caktuara të trurit që janë përgjegjëse për vëmendjen.

Advertisement

Në raste të rënda, disa mund të përjetojnë simptoma të ngjashme me sulmin në tru si për shembull probleme në ecje, të folur ose paralizë.

Ataksia e glutenit është e lidhur  me sëmundje celiake që do të thotë se personat që vuajnë nga njëra, kanë 16 herë më shumë gjasa që të vuajnë nga të dyja.

Doktorët mendojnë se tek shumë konsumues të glutenit dëmi veçse është bërë, por fatmirësisht testimet mund të dallojnë nëse një person vuan nga kjo sëmundje brenda disa minutave. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy