Ngrënia e vetëm gjysmë veze në ditë, rrit rrezikun e vdekjes për 7%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të ziera, të fërguara, të përziera ose omëletë, vezët me sa duket janë po aq të rrezikshme për shëndetin sa janë të dobishme, shkruan “DailyMail”.

Në një studim të bërë së fundmi, është zbuluar se ngrënia e vetëm gjysmë veze në ditë, rritë rrezikun e vdekjes së parakohshme për 7%, transmeton lajmi.net.

Një person që ha një vezë në ditë, ka 14% rrezik më shumë se personat e tjerë që të vdes. Kërkuesit kinez që drejtuan këtë studim erdhën në përfundim se nivelet e larta të yndyrës dhe kolesterolit janë shkaktarët.

Ata paralajmëruan se njerëzit duhet të hanë vetëm të bardhën e vezës, e cila është më e shëndetshme nga përmbajtja substanciale, e cila ulë rrezikun e vdekjes.

Advertisement

Preferohet që sasia e vezëve që hani në ditë të zëvendësohet me arrorë, në mënyrë që të ulni edhe më shumë rrezikun e vdekjes.

129,328 persona morën pjesë në këtë studim, duke e bërë këtë studim më të besueshëm. Ata u monitoruan për 16 vite, dhe u kuptua se numri i personave që u sëmurën më së shumti me sëmundje kardiovaskulare dhe kancer, ishin ata që konsumuan vezë më shumë.

Ndërlidhja e shëndetit me vezët ka qenë një temë e diskutuar prej vitesh, mirëpo gjithmonë ka qenë e vështirë të balancohen anët pozitive me ato negative, ngase veza është e shëndetshme në raport me disa anë të shëndetit.

Mirëpo ky studim ka treguar se ato mund të jenë më të rrezikshme sesa të shëndetshme për njeriun, dhe konsumimi i tyre duhet të jetë shumë i kontrolluar. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy