Një në katër persona e pranojnë që nuk i lajnë duart pasi kolliten, pavarësisht nga rreziku i infektimit me Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çereku i qytetarëve e pranojnë se nuk i lajnë duart pasi kolliten, shkruan “TheSun”.

Kërkimi gjithashtu zbuloi se 16% e të rriturve do të mbulojnë gojën kur teshtijnë por nuk i pastrojnë duart, transmeton lajmi.net.

Studimi përfshiu 2 mijë persona, dhe një e treta e pranuan se rreziku nga infektimi me koronavirus nuk ka ndryshuar rutinën e tyre të larjes së duarve, pra se ata nuk janë ndikuar në lidhje me rëndësinë e larjes së duarve.

Teksa mesatarja e kohës që njerëzit kalonin në korrik duke larë duart ishe 19 sekonda, tani ka rënë në 16 sekonda.

Advertisement

Por ka një pjesë më diligjente të të rriturve të cilët akoma i lajnë duart dhe i pastrojnë me dezinfektues rreth 8 herë në ditë, që është e njëjta mesatare si në fillimet e pandemisë.

Rreth 45% u shprehën se ata duan të mbajnë higjienën si shkak se nuk duan të mbyllen përsëri. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy