Një test gjaku tregon sa rezistent jeni ndaj Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një test gjaku tregon sa rezistent jeni ndaj Covid-19

Është zhvilluar një test gjaku që mund të parashikojë nëse pacientët me Covid do të kenë nevojë për kujdes intensiv apo ka të përkeqsohen menjëherë pasi të shfaqin simptoma.

Nëse vërtetohet kjo gjë  në ambientet e spitalit, mund t’u mundësojë mjekëve që më shpejt të drejtojnë trajtimin shpëtues të pacientëve më në nevojë, duke rritur shanset e tyre për të mbijetuar. Kjo gjithashtu mund të forcojë besimin e mjekëve përballë vendimeve të vështira, për t’i shtruar ata në kujdes intensiv ose jo.

Në fillim të këtij viti, Markus Ralser dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjak të pacientëve Covid-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të simptomave të tyre. Që nga ajo kohë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me  Covid-19 gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse sasia e proteinave mund të parashikonte përparimin e sëmundjes së tyre.

“Ideja është t’u sigurojmë mjekëve një “pamje dixhitale” se sa i sëmurë është një pacient diçka që nuk mund ta thuash domosdoshmërisht vetëm duke i parë. Kjo gjë mund të ndihmojë në trajtimin e tyre. Për shembull me Covid-19 shpesh herë është hasur një fenomen i quajtur hipoksi, që do të thotë se një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt. 

Advertisement

Rezulton se pacientë të tillë kanë një përgjigje të hershme inflamatore ndaj infeksionit, të cilin ne mund ta masim në gjak,” tha Ralser, një profesor biokimie në Institutin “Francis Crick” në Londër dhe Mjekësinë e Universitetit Charité në Berlin.

Megjithëse, nuk ka gjasa që vetëm një test gjaku të përdoret për të diktuar se cili pacientë duhet t’i nënshtrohet kujdesit intensiv, ai duhet të sigurojë të dhëna shtesë për të ndihmuar  mjekët të dinë më shumë.

Proteinat u matën duke përdorur një instrument të quajtur spektrometër në masë, i cili mund të zbulojë praninë dhe bollëkun e qindra deri në mijëra proteina në një mostër, bazuar në masën e tyre.

“Një analizë e tillë proteomike mundëson që shumë më shumë proteina të maten në gjak sesa me analizat klinike. Kjo mund të zbulojë njohuri të rëndësishme pse disa pacientë me Covid-19 mund të kenë një prognozë më të mirë ose më të keqe,” sipas Manuel Mayr, një profesor britanik nga Fondacioni i Zemrës.

Advertisement

Sipas ekspertëve, hapi tjetër i radhës është të vërtetohet testi në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermani. Këto studime pritet të fillojnë në javët e ardhshme dhe të dhënat prej tyre do të duhet t’u dorëzohen rregullatorëve shëndetësorë, para se testet të bëhen të disponueshme në të gjithë vendet.

Mayr paralajmëron që studime të tilla mund të sjellin ndërlikime shtesë, pasi mosha dhe trajtimet mjekësore mund të ndikojnë gjithashtu në llojet dhe bollëkun e proteinave që qarkullojnë në gjak.

“Në këtë studim, mostrat u mblodhën herët në pandemi, në një kohë kur pacientët nuk morën deksametazon, një ilaç që amortizon përgjigjen imune dhe që tani është bërë standard i kujdesit e ul rrezikun e vdekjes tek pacientët që janë rëndë nga Covid-19. Kështu, këta shënjues të rinj të proteinave do të kërkojnë prova të mëtejshme në grupe më të mëdha të pacientëve  me Covid-19,” tha eksperti.

Burimi:The Guardian-“Si”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy