Një trajtim i ri shëron nga SIDA pacienten e parë femër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një trajtim i ri shëron nga SIDA pacienten e parë femër

Një grua nga Nju-Jorku u bë njeriu i tretë në botë që është shëruar nga HIV, raporton The New York Times.

Nga komunieti shkencor, rasti po shihet si një zbulim, për shkak të metodës së re të përdorur dhe faktit se pacientja ishte demografikisht e ndryshme nga pacientët e mëparshëm që i ishte nënshtruar një trajtimi të ngjashëm për të kuruar virusin.

Fakti që ajo është një racë e përzier dhe se është grua, është vërtet i rëndësishëm shkencërisht dhe me të vërtetë i rëndësishëm për sa i përket ndikimit në komunitet“, tha për NYT eksperti i SIDA-s i Universitetit të Kalifornisë, Steven Deeks.

Ka pasur një bindje gjatë viteve se përparon ndryshe tek femrat në raport me meshkujt.

Advertisement

Gruaja, e cila fillimisht u diagnostikua me virusin në vitin 2013, mori një trajtim të ri që përfshin transplantimin e “gjaku të kordonit”, të cilat janë qeliza burimore të mbledhura nga gjaku i gjetur në kordonin e kërthizës dhe placentës, në vitin 2017.

Dy pacientët e mëparshëm ishin të dy burra që u shëruan nga HIV nëpërmjet palcës kockore të dhuruar, jo gjakut të kordonit. Këto transplante erdhën nga donatorë që kishin një mutacion bllokues të HIV-it, një procedurë më invazive dhe e rrezikshme në përgjithësi.

Teknika e re u zhvillua nga studiues në Weill Cornell Medicine në Nju Jork. Rreth saj ka interes edhe për të zgjeruar opsionet e trajtimit të kancerit.

Qelizat staminale të gjakut të kordonit janë shumë më të lehta për t’u marrë sesa qelizat e bazuara në palcën e eshtrave pasi është shumë më e thjeshtë të gjesh një përputhje të përshtatshme, sipas studiuesve.

Advertisement

Ndërkohë, HIV mbetet një problem i madh në botë. Sipas UNAIDS, 37.7 milionë njerëz jetonin me HIV në vitin 2020 në mbarë botën. Vetëm 28.2 milionë prej tyre kishin akses në terapi antiretrovirale.

Megjithatë, lidhur me rastin e mësipërm, jo të gjithë studiuesit bien dakord se shërim është fjala e duhur.

“Nuk duhet ta mbivlerësoni”, u tha gazetarëve Yvonne Bryson, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në UCLA, siç citohet nga NBC, duke shtuar se preferonte fjalën “tërheqje e sëmundjes”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy