minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nuk ju mbron vetëm nga koronavirusi… Ja pse duhet ta merrni me shumicë vitaminën D - Struga.info


Nuk ju mbron vetëm nga koronavirusi… Ja pse duhet ta merrni me shumicë vitaminën D

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muajt e fundit ajo është futur edhe në listën e protokollit të medikamenteve dhe vitaminave që individët duhet të marrin nëse preken por edhe jo, nga koronavirusi.

Megjithatë, vitamina D, e njohur ndryshe edhe si “vitamina e diellit”, nuk ndihmon vetëm kundër koronavirusit, por ka një fushë shumë më të gjerë veprimi dhe dobie në organizmin tonë.

Një studim i fundit ka zbuluar se, njerëzit që e kanë këtë vitaminë në trup, janë më pak të rrezikuar apo predispozuar për t’u prekur nga kanceri.

Studimi i kryer nga Universiteti i Harvardit zbulon se, njerëzit që e marrin këtë vitaminë përditë, kanë 17% më pak shanse që të zhvillojnë kancer në fazë të avancuar.

Advertisement

Dhe ata që janë në peshë normale mund të përfitojnë më shumë, me rrezikun që ulet deri në 38%.

Vitamina D njihet se rregullon kalciumin dhe fosfatin në trup. Por vitet e fundit është provuar se kjo vitaminë, të cilën e thithim nga rrezet e diellit, mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.

Ajo ndikon edhe në ciklin e jetës dhe në rritjen e disa qelizave të caktuara. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy