Paskemi gabuar gjithë kohës, këto 7 ushqime duhet të hahen gjithmonë të pagatuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si fillim të hani një shumëllojshmëri ushqimesh, të merrni kripëra dhe minerale , të mos e teproni me konsumin e sheqerit dhe të mos ndaloni për asnjë moment aktivitetin fizik.

Për të gjithë ju që doni të kujdeseni për shëndetin dhe jeni gjithmonë duke shfletuar për t’u informuar më tepër, po ju sjellim një liste me 7 ushqimet që duhet t’ i hani të gjalla në mënyrë që të përfitoni të gjithë vlerat e tyre.

Brokoli/ Të vegjlit e urrejnë, por të rriturit e dinë që të hash brokoli është super e shëndtshme. Brokoli është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë për të parandaluar kancerin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, inflamacionin, depresionin etj.

Studime në vitin 2008 dhe në 2009 kanë treguar që vlerat e brokolit përthithen shumë më lehtë në trup nëse është i pagatuar. Gjithashtu, niveli i vitaminës C tek brokoli ulet ndjeshëm në momentin që gatuhet.

Advertisement

Qepa/ Qepa është e pasur me flavonoid quercetin. Kjo substancë e gjendur në sasi të konsiderueshme tek qepa bën të mundur luftimin e kancerit.

Edhe kur vjen çështja tek shëndeti i zemrës, qepa parandalon problemet kardiovaskulare. Përpiquni të mos i gatuani asnjëherë qepët. Efektet e tyre për shëndetin janë praktikisht 0 nëse gatuhen për më shumë sesa 30 minuta.

Hudhra/ Për shkak të aromës së fortë që kanë, hudhrat do të konsideroheshin ushqim antisocial megjithatë kanë veti të mrekullueshme për shëndetin.

Hudhrat e pashtypura dhe të pagatuara janë një ndihmë e jashtëzakonshme për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e zemrës kështu që bëjini pjesë të dietës tuaj. Nëse një hudhër gatuhet, aftësitë e saj antibakteriale dhe antikancerogjene humbasin 100%, kështu që të hahet e pagatuar mbetet zgjidhja më e mirë.

Advertisement

Boronicat/ Të gjithë kemi dëgjuar që boronicat janë të shëndetshme. Ky frut i vogël është i pasur me antioksidantë të quajtur flavonoide, transmeton living.al. Nëse hahen të gjalla merren të gjitha vlerat ushqyese, por nëse i zieni ose piqni (në rastet kur bëni ëmbëlsira) nivelet e antioksidantevë përgjysmohen.

Speci i kuq/ Të paktë janë ata që nuk i pëlqejnë specat e skuqur ose të furrës, por a keni provuar t’ i hani të gjallë? Jua sugjerojmë, sepse kanë më 3 herë më shumë vitamina sesa portokallet.

Speci i kuq është speci që ka më shumë antioksidantë krahasuar me specat e tjerë, kështu që gjeni një mënyrë që ta hani të pa gatuar dhe mos ndaloni.

Panxhari/ Mund t’ iu duket e çuditshme, por e vërteta është që panxhari mund të hahet i gjallë. Panxhari është i pasur me kalcium, hekur, kalium dhe proteina. Kanë një përmbajtje të lartë të fibrave dhe folateve (një formë e vitaminës B9).

Advertisement

Nëse panxhari gatuhet ai humbet 25% të folateve, vitaminave dhe minerale, kështu që shtrydheni dhe kombinojeni me fruta ose perime të tjera për të pasur një smoothie fantastik.

Ananasi/ Ananasi bën pjesë në ëmbëlsira të ndryshme dhe në gatime ekzotike. Shumë e preferojnë të gatuar, por ky frut me shije të veçantë duhet të hahet i pagatuar. Sipas studimeve, personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar, mund të gjejnë një zgjidhje të përkohshme nëse pijnë lëng ananasi.

Enzima e quajtur bromelinë që gjendet tek ky frut redukton inflamacionin e zorrëve, ndaj mos e hiqni nga tryeza.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy