Pasojat që ka lënë pandemia tek qytetarët në shëndetin mendorë – Intervista me psikologun Naim Telaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë me psikologun e neuropsikologjisë Naim Telaku kemi biseduar për pasojat që ka lënë pandemia në shëndetin mendorë të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Deri më sot, është biseduar shumë herë për pasojat shëndetësore që po lë Covid-19 në shëndetin fizik të njerëzve, por është biseduar shumë pak për ndikimin që ka pasur në mendjen e njerëzve.

Prof. Telaku ka shpejguar se studime nuk janë bërë në përgjithësi për faktin se sa janë prekur qytetarët, por bazuar nga çfarë kanë përmbledhur psikologët, është vërejtur që goditjen më të rëndë e kanë pasur personat që janë veçse të prekur nga problemet mendore, dhe gjithashtu ata që kanë pësuar humbje në familje, qoftë financiare poashtu emocionale.

Ai ka folur edhe rreth mënyrës se si mund të ndihmohen fëmijët, për të përballuar kufizimet që tani janë përditshmëri për të rriturit. Ai thotë se zgjedhja më e mirë për të ndihmuar fëmijët është mbajtja e tyre në shkolla dhe gjithashtu të kalojnë më shumë kohë së bashku me moshatarët, në mënyrë që të mbështetet rritja emocionale e tyre.

Advertisement

Sipas prof. Telaku, rastet e dhunës në familje, të cilat janë rritur shumë kohët e fundit, shkaktarë e kanë së pari dhunën që kanë përjetuar njerëzit në fëmijërinë e tyre, dhe stresi nga pandemia e ka nxjerë në pah këtë dhunë. Një prej shkaktarëve të stresit ka qenë gjithashtu edhe vështirësitë ekonomike dhe financiare.

Ai ka shpejguar gjithashtu se pasojat e pandemisë do të vërehen më shumë pasi të përfundoj pandemia. Ai thotë se nuk është vërejtur shumë ndryshim në qasjen që kanë njerëzit në raport me psikologët, por njerëzit janë më të hapur për të kërkuar ndihmë profesionale sa I përket shëndetit mendorë sesa më parë.

Këshilla e prof. Telaku për qytetarët në mënyrë që të rrinë më të shëndetshëm psiqikisht ka qenë që të mbajmë kontakte sociale më shumë, të jemi aktiv fizikisht, të shfrytëzohet çdo aktivitet fizik që mund të përdoret, ushqimi I mirë, dhe gjithashtu të punojmë më shumë në mënyrë që të mbajmë mendjen më të zënë, në atë mënyrë që të mos kemi hapsirë që të mendojmë për faktorët që na stresojnë.

Prof. Telaku ka shpejguar të gjitha në detaje më të hollësishme të gjitha pyetjet që iu janë bërë, dhe intervistën e plotë e gjeni më poshtë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy