Personaliteti dhe shëndeti – Lidhja e ngushtë mes tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Personaliteti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes dhe zakoneve të përditshme.

Ky ndikim i ka shtyrë ekspertët të zbulojnë nëse personaliteti i njeriut luan rol edhe tek shëndeti i tij.

Sipas tyre, çdo gjë ka lidhje me personalitetin, duke nisur që nga shpeshtësia e vizitave tek mjeku e deri tek përballja me stresin.

Në Greqinë e lashtë, Hipokrati identifikoi katër lloje personaliteti (ndonëse tani ka më shumë).

Advertisement

Ai sugjeronte se secili prej tyre ishte i lidhur fort me prirjen e njeriut për të vuajtur nga një sëmundje fizike apo mendore.

Ky besim konfirmohet së fundmi nga mjekësia moderne.

Sipas kësaj të fundit, personaliteti që shfaqet në fëmijëri ka lidhje me shëndetin e mëvonshëm të njeriut dhe jetëgjatësinë e tij.

Personaliteti A

Njerëzit që kanë një personalitet të llojit A karakterizohen nga:

Advertisement
  • Dëshira për të pasur gjithçka nën kontroll
  • Rendja pas perfeksionit
  • Angazhimi maksimal ndaj objektivave dhe detyrave
  • Fiksimi pas punës dhe konkurencës
  • Padurimi
  • Agresiviteti në raste të caktuara

Disa studime kanë zbuluar një marrëdhënie të fortë mes personalitetit të tipit A dhe hipertensionit, stresit të lartë dhe izolimit social. Ka pretendime që njerëzit me këtë personalitet kanë gjasa të preken edhe nga sëmundjet e zemrës.

Personaliteti B

Njerëzit me personalitetin e tipit B janë më të qetë, e marrin jetën më shtruar ndryshe nga ata me personalitet A.

Ata janë më pak të stresuar dhe nuk nxiten nga konkurenca.

Ata i bëjnë detyrat dhe çdo gjë tjetër në jetë për hir të kënaqësisë se u jep dhe nuk nxiten nga dëshira për të dominuar, arritur apo korrur sukses.

Advertisement

Kjo nuk do të thotë se ata nuk e vlerësojnë arritjen por për ta ka më shumë rëndësi përvoja dhe procesi.

Këta njerëz kërkojnë karriera dhe punë më krijuese se të tjerët.

Këta njerëz janë më pak të rrezikuar nga probleme si ankthi, sepse ata dinë të përballen me stresin e .të shijojnë jetën

Njerëzit Që Jetojnë Për Botën

Ky lloj personaliteti ka shumë avantazhe dhe disavantazhe.

Advertisement

Njerëzit me këtë personalitet plotësojnë më shumë nevojat e të tjerëve se të vetes.

Ata kanë një natyrë pasive dhe janë përgjithësisht njerëz që binden.

Këtu ka një avantazh sa i përket shëndetit, sepse njerëz me këtë personalitet i ndjekin me përpikmëri këshillat e mjekut.

Megjithatë, për shkak të natyrës pasive, kjo kategori ka shumë gjasa të ndihet e pashpresë në rastin e një sëmundje të keqe.

Advertisement

Ata nuk kërkojnë ndihmë se nuk duan t’i bëhen barrë të tjerëve dhe nëse përballen me një lajm të keq shëndetësor besojnë se asgjë që ata kanë në dorë do të bëjë ndonjë ndryshim.

Njerëzit Që Shqetësohen Për Çdo Gjë

Në këtë kategori futen njerëizt që përballen negativisht me humbjen, frustrimin dhe stresin.

Ata përjetojnë reagime ekstreme emocionale dhe rrjedhimisht janë më të prekur nga çrregullimet fizike dhe mendore.

Njerëzit që shqetësohen për çdo gjë janë më të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, problemet me stomakun, astmën, depresionin, panikun, madje edhe të përdorin drogë.

Advertisement

Personaliteti D

Ky lloj personaliteti iu prezantua botës në vitin 1996.

Një njeri me këtë personalitet janë të stresuar, negativë, nuk shprehen dot, të zemëruar, të vetmuar e depresivë.

Rreziku i vdekjes së parakohshme është katërfish më i lartë se të gjitha personalitett e tjera, sidomos sa i përket sëmundjeve të zemrës.

Introvertët

Introvertët janë më të fokusuar tek ndenjat dhe përjetimet e brendshme se tek burimet e jashtme stimuluese.

Advertisement

Të jemi të qartë, të qenit introvert nuk do të thotë se keni ankth social apo jeni të turpshëm.

Introvertët janë më të qetë, më të rezervuar dhe në situata të caktuara sociale ndiejnë sikur iu shterojnë energjitë dhe shpesh kanë nevojë të kalojnë kohë me veten.

Ekspertët e fushës kanë zbuluar se introvertët kanë gjasa më të mëdha që të vuajnë nga depresioni në një pikë të jetës.

Pavarësisht të gjithave, ekspertët thonë se rreziqet e sëmundjeve janë në varësi të shumë faktorëve, pra jo vetëm personalitetit ku përfshihen: genet, mjedisi, stili i jetës dhe qasja ndaj saj. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy