Personat që kanë qenë kanë rrezik të infektohen nga Covid-19 rreth 78% më shumë se të tjerët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studimi më i ri që është bërë thotë se personat që dalin të ecin me kafshët e tyre shtëpiake rrezikojnë të infektohen me koronavirus rreth 78% më shumë se personat e tjerë, shkruan “DailyMail”.

Gjithashtu dhe personat që përdorin shërbimet për të iu sjellë ushqimin tek shtëpia gjithashtu rrezikojnë shumë të infektohen në raport me ata që dalin dhe i blejnë vetë, transmeton lajmi.net.

Ata sugjerojnë që qentë mund të transmetojnë virusin duke shkelur ose prekur diçka të kontaminuar.

Se sa mund ta shpërndajnë kafshët virusin akoma nuk është vërtetuar, mirëpo janë konfirmuar disa raste kur qentë dhe macet janë infektuar me koronavirus.

Advertisement

Studiuesit e këtij studimi thonë se pronarët e kafshëve duhet të jenë shumë të kujdeshëm për higjienën e kafshëve të tyre, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e vetë.

Ky studim u krye në Spanjë, ku 2,086 persona u anketuan rreth kafshëve shtëpiake dhe infektimit me koronavirus dhe pas krahasimit të rezultateve, ata erdhën në përfundimin se personat që kanë kafshë shtëpiake ishin infektuar 78% më shumë se ata që nuk kanë.

Gjithashtu puna nga zyra, në rastet kur mund të bëhet nga shtëpia rrit rrezikun deri në 76% për infektim me Covid-19. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy