Pfizer e AstraZeneca, shumë efektive kundër mutacionit indian: Dy dozat e tyre parandalojnë deri në 88% infektimin simptomatik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pfizer e AstraZeneca, shumë efektive kundër mutacionit indian: Dy dozat e tyre parandalojnë deri në 88% infektimin simptomatik

Vaksinat Pfizer e AstraZeneca po shfaqin efektshmëri të lartë kundër variantit indian të koronavirusit.

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik në Angli ka analizuar të dhënat e mbi 1 mijë personave të infektuar me mutacionin indian në një hark kohor prej fillimit të Prillit.

Studimi konstaton se vaksina e firmës Pfizer shmang në 88% të rasteve infeksionin simptomatik të mutacionit indian dhe në 93% të rasteve, të njëjtin lloj infektimi nga mutacioni britanik.

Infektimin simptomatik me mutacionin indian, vaksina tjetër AstraZeneca e shmang në 60% të rasteve, ndërsa variantin britanik në 66% të rasteve. Ky nivel i lartë efektshmërie arrihet pas injektimit të dozës së dytë.

Advertisement

Vetëm me dozën e parë, efektshmëria e të dyja vaksinave është jo më shumë se 33% për variantin indian dhe deri 50% për atë britanik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy