Pfizer&BioNTech, Moderna dhe Astra Zeneca, çfarë i dallon 3 vaksinat e Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pfizer&BioNTech, Moderna dhe Astra Zeneca, çfarë i dallon 3 vaksinat e Covid-19

Qëllimi i gjithë botës tashmë është të nxjerrin në treg një vaksinë që do të mposhtë Covid-19. Deri më tani janë tre vaksina, të cilësuara efikase për të luftuar Covid-19.

Ndër kompanitë e para që vërtetoi efikasitetin më të lartë të vaksinës ndaj Covid-19, ishte bashkëpunimi Pfrizer dhe BioNTech me efikasitet 90%, e ndjekur më pas nga vaksina e kompanisë Moderna me efektivitet 95%, e ndërkaq të dhënat tregojnë se me shumë mundësi vaksina e tretë që do dalë është ajo nga Aztra Zeneca një kompani që po bashkëpunon me universitetin e Oksfordit, e cila është ende në proces.

Sa efikase janë vaksinat?

Vaksina e Prifizer dhe BioNTech, deri më tani është cilësuar si 90% efektive dhe është testuar tek në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka efekte anësore.

Ndërsa, vaksina e Modernës, deri më tani është cilësuar si 95% efektive dhe është testuar tek 30.000 njerëz në SHBA dhe deri më tani është cilësuar efikase në 94.5% të njerëzve.

Advertisement

Gjithashtu, edhe vaksina e universitetit të Oksfordit dhe kompanisë Aztra Zeneca, ka një pritshmëri për efektivitetin e lartë, por deri më tani nuk janë bërë të ditur të dhëna specifike.

Kur dhe kush do mund t’i marri?

Kjo varet nga vendi dhe nga mosha e qytetarëve. Për shembull vaksina e Pfizer do të shpërndahet nga qendrat shëndetësore dhe do të duhet të udhëtojë si në tokë ashtu edhe nga ajri për të arritur sa më shpejt tek popullata. Është konfirmuar më herët se vaksina do të shpërndahet fillimisht për punonjësit e shëndetit dhe të moshuarit më pas për të tjerët. Ndërkohë, mendohet se dozat e para të vaksinës nga kjo kompani, rreth 300.000 do të merren në fund të nëntorit.

Ndërsa kompania Moderna shpjegon se mund të ketë 1 miliard doza në dispozicion për t’u përdorur në të gjithë botën gjatë vitit të ardhshëm. Moderna ka deklaruar se fillimisht do të jepen 20.000 doza për SHBA në javët e ardhshme, ndërsa vendet e tjera (si Britania e Madhe e cila është një ndër vendet e para që ka porositur rreth 5 milion doza) do të marrin nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Kompania Astra Zeneca nuk ka dhënë ende detajet përfundimtare për vaksinën

Ndryshimet thelbësore mes vaksinave?

Ndryshimet mes vaksinave janë koha që ato duhet të mbahen në ngrirje. Fillimisht flitet për vaksinën e Pfizer& BioNTech dhe Modernën sepse vaksina e Astra Zeneca nuk ka dalë ende. Sipas ekspertëve i vetmi ndryshim për këto dy vaksina është se Moderna ka përcaktuar që vaksina do të mbahet në -20 gradë celsius, ndërsa vaksina e Pfizer duhet të mbahet nën -80 gradë celsius.

Advertisement

Deri më tani ekspertët kanë shpjeguar se çmimi i vaksinës Pfizer për 100.000 dozat e para do të jetë 20 dollar, ky çmim i konfirmuar nga kryeshefi i strategjisë i BioNTech, Ryan Richardson, ndërsa vaksina e Modernës do të kushtojë 37 dollarë ose për të të paktën aq është raportuar deri më tani nga ekspertët. Ekspertët thonë se për sasi të mëdha ndoshta do të ketë një ulje të çmimit por sipas tyre Moderna është një kompani tregtare, e cila ka shprehur qartë interesin e saj për të bërë fitime.

Gjtihashtu, koha e përcaktimit të marrjes së dy dozave të vaksinave ndryshon. Moderna përcakton se doza e dytë duhet të merret 4 javë pas dozës së parë, ndërsa Pfizer përcakton se doza e dytë duhet të merret pas 21 ditëve.

Çfarë nuk dimë ende?

Ajo çfarë nuk dihet ende për të tre vaksinat është se sa do të zgjasë efikasiteti i tyre. Deri më tani të tre vaksinat funksionojnë me anë të injektimit të kodit gjenetik të ARN, ku vaksinat i japin mundësi qelizave të prodhojnë anti-trupa për të luftuar virusin. Deri më tani dihet se vaksinat krijojnë mbrojtje për të moshuarit por ende ka mangësi në disa të dhëna.

A ka ndonjë efekt anësor?

Advertisement

Deri më tani tek të tre vaksinat shkencëtarët nuk kanë parë ndonjë efekt anësor shqetësues, përveç lodhjes dhe dhimbjes së kokës.
“Këto efekte janë ato që ne do të prisnim nga vaksinë që po funksionon dhe nxit një përgjigje të mirë imune”, tha Peter Openhaw, nga kolegji Imperial në Londër.
Por sipas ekspertit nuk mund t’i japim gjërat përfundimtare sepse të tre vaksinat janë ende në zhvillim dhe rezultatet mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

A jemi pranë fundit të pandemisë?

Në harkun kohor të një jave, rezultatet pozitive nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, kanë dhënë shpresë për botën që të minimizojë sa më shumë efektin e virusit SARS-COV2. Fillimisht ekspertët e shëndetit publik kudo në botë, po shpresonin për një vaksinë që do të ishte 50% efektive, por këto vaksina i kanë kaluar pritshmëritë. Të dhënat e deritanishme gjithashtu rrisin shpresat se vaksinat e tjera në zhvillim do të jenë gjithashtu të suksesshme, por ndërsa është drejt fundit një problem, një tjetër po fillon, ajo e shpërndarjes kudo në botë. Disa ekspertë shpresojnë se deri në pranverë do t’i kthehemi normalitetit, ndërkohë që njerëzit shpresojnë që të marrin vaksinën sa më parë.(BBC;The Guardian;Telegraph/Gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy