Pi pak ujë! Por ujë të mirë ama

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kemi gjithmonë nevojë të pimë pak ujë sa herë emocionet, qofshin pozitive apo negative, na pushtojnë. Kur marrim vesh se gruaja është shtatzënë, kur fëmijët thyejnë një vazo të shtrenjtë në shtëpi, kur ushtrohemi në palestër apo kur jemi përpara një fjalimi dhe na thahet fyti. Së fundmi madje, mjekët na kanë këshilluar të pimë shpesh dhe nga pak ujë për t’u mbrojtur nga virusi korona. E tani që kemi përpara verën e nxehtë dhe hidratimi është i rëndësishëm, “pi pak ujë” kthehet në një refren.

Por a mjafton thjesht të pish ujë dhe të hidratohesh, për të qenë i shëndetshëm? Ka ujë e ujë dhe ai që vjen nga burime të caktuara, jo vetëm e hidraton organizmin, por edhe e ushqen me minerale jetike. I tillë është uji “Dukat”, i cili mbushet në burimet e Malit të Çikës në Llogara dhe përmes një teknologjie moderne shkon deri te konsumatori në gjendje natyrale, si të ishte direkt nga burimi.

Uji “Dukat” filtrohet në malet me shkëmbinj karstik të zonës, duke ruajtur freskinë dhe pastërtinë, derisa mbërrin në fabrikën e ndërtuar në Dukat, ku paketohet dhe nga ku shpërndahet. Përveç përmbajtjes së tokës, një tjetër faktor që ndikon në cilësinë e këtij uji është fakti që klima e zonës është e lagësht dhe reshjet vjetore janë mesatarisht 1000 ml, duke bërë që burimi të mos shterojë kurrë, por të ketë ujë të ftohtë, kristal të pastër e të pasur në minerale përgjatë gjithë vitit. Më konkretisht, “Dukati” përmban 64,2 mg/l kalcium, 21.4 mg/l magnez dhe ndryshe nga çdo ujë tjetër në qarkullim, ka 0 nitrite, për pasojë mund të përdoret në mënyrë të sigurtë edhe për përgatitjen e ushqimit të bebeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy