Pilulat Pfizer për Covid-19 mund të jenë të rrezikshme kur merren me medikamente të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pilulat Pfizer për Covid-19 mund të jenë të rrezikshme kur merren me medikamente të tjera

Pilulat e reja antivirale të Pfizer kundër Covid-19 mund të mos jenë të sigurta për të gjithë, kanë paralajmëruar ekspertët, duke shtuar se ilaçi i ri mund të jetë kërcënues për jetën kur merret me medikamente të tjera.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) autorizoi kohët e fundit pilulën e Pfizer-it, Paxlovid, për përdorim urgjent tek ata me Covid-19 të lehtë ose të moderuar, të cilët kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë, duke përfshirë të moshuarit dhe ata me probleme të tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës, kanceri ose diabeti.

Trajtimi i Paxlovid është një kombinim i dy pilulave – nirmatrelvir antiviral dhe një tabletë ritonavir – të marra gjatë pesë ditëve, të cilat Pfizer tha se treguan afërsisht 90 për qind efikasitet në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve te pacientët me rrezik të lartë.

Pilula antivirale e Merck, Molnupiravir, raportohet se është më pak efikase se ajo e Pfizer. Siç thonë ekspertët është e kufizuar për t’u përdorur vetëm tek të rriturit kur trajtimet e tjera të autorizuara si antitrupat monoklonalë janë të paarritshëm ose nuk janë “klinikisht të përshtatshëm”.

Advertisement

Të dyja pilulat antivirale të Pfizer dhe Merck nuk janë të autorizuara për njerëzit tashmë të shtruar në spital me Covid-19 dhe duhet të merren sapo një person të ndjejë simptoma.

Në një udhëzim të ri FDA ka lëshuar një listë të medikamenteve që nuk duhet të merren së bashku me antiviralin Paxlovid.

Ai thotë se kombinimi i ilaçeve nuk rekomandohet për njerëzit me sëmundje të rënda të veshkave dhe mëlçisë pasi një nga ilaçet në koktejin antiviral mund të shkaktojë pasoja të rënda me medikamente të përdorura gjerësisht si statinat dhe antidepresantët.

Ritonavir – një nga ilaçet pjesë e koktejit Paxlovid – është treguar se shtyp një enzimë të mëlçisë të quajtur CYP3A, e cila zbërthen shumë medikamente, përfshirë nirmatrelvirin, duke ndihmuar në mbajtjen e antiviralit në trup në nivele terapeutike për një kohë më të gjatë.

Advertisement

“Duhet të tregohet kujdes kur administrohet Paxlovid te pacientët me sëmundje të mëlçisë para-ekzistuese, anomali të enzimave të mëlçisë ose hepatit,” vuri në dukje FDA.

Meqenëse një nga barnat në kombinim, ritonavir, është gjithashtu një frenues i enzimës HIV-1, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i Paxlovid mund të çojë në zhvillimin e rezistencës së virusit ndaj kësaj klase të frenuesve të enzimës tek individët me infeksion HIV-1 të padiagnostikuar ose të pakontrolluar.

Ata thonë se njerëzit të cilëve u janë dhënë medikamentet e reja të Pfizer ose Merck do të kërkojnë monitorim të kujdesshëm nga mjekët dhe farmacistët.

“Furnizuesit e kujdesit shëndetësor duhet të marrin në konsideratë potencialin për ndërveprime të barnave para dhe gjatë terapisë Paxlovid dhe të rishikojnë medikamentet shoqëruese gjatë terapisë me Paxlovid”, tha një zëdhënës i Pfizer.(The Independent, gazeta “Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy