Pirja e verës është më e shëndetshme se e birrës, thonë studimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jo vetëm që është më e shëndetshme se pijet e tjera alkoolike, vera me sa duket edhe e ulë rrezikun e vdekjes, shkruan “DailyMail”.

Konsumuesit e pijeve alkoolike si vodka, uiski, etj, kishin një rrezik të rritur të vdekjes për 25% dhe rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare për 31%, në krahasim me ata që pinë vetëm verë, transmeton lajmi.net.

Ata gjithashtu kanë 48% rrezik të dështimit të mëlçisë. Ky studim është bërë duke përfshirë 300 mijë persona që kishin preferenca të ndryshme në alkool.

Gjithashtu pirja e verës me ushqim me sa duket ulë rrezikun e vdekjes për 10%. Ndërsa nëse i krahasojmë personat që pinë të njëjtën sasi të verës brenda 2 ditëve dhe brenda 4 ditëve, ata që pinë brenda 4 ditëve kanë 9% më pak rrezik të vdesin.

Advertisement

Edhe pse në ditët e sotshme, studiuesit po përpiqen të “ndajnë” pak a shumë se sa duhet të pijë një person në ditë, ose në javë, nuk ka ndonjë listë që përfshinë llojet e ndryshme të alkoolit dhe sasinë se sa duhet të konsumohen.

Mirëpo ekspertët sugjerojnë se ju duhet të konsumoni verë të bardhë ose të kuqe, dhe ta shoqëroni me ushqim, në mënyrë që të mos keni dëmtime në shëndetin tuaj. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy