Propolisi, antibiotiku natyral; Ja pse duhet ta keni të gjithë në këtë kohë pandemie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën, shkruan “Living”.

Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne, transmeton lajmi.net.

Vlerat e Propolisit Për Shëndetin

Antibiotik Natyral

Advertisement

Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.

Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi.

Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.

Shëndeti Dentar

Advertisement

Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës.

Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.

Imuniteti

Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë.

Advertisement

Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri.

Ulja e Tensionit Të Gjakut

Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Advertisement

Alergjitë

Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.

Helmimi Nga Ushqimi

Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi.

Advertisement

Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.

Infeksionet e Veshit

Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët.

Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.

Advertisement

Shëndeti i Lëkurës

Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit.

Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret.

Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.

Advertisement

Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes

Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy