Pse duhet të bëni kujdes më sasinë e vitaminës D që i jepni foshnjës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse duhet të bëni kujdes më sasinë e vitaminës D që i jepni foshnjës?

Studimet e fundit tregojnë se foshnjat që kanë mungesë të vitaminës D, duke u rritur do të kenë probleme me mbipeshën, shkruan “DailyMail”.

Studimet e Universitetit të Miçigan kanë gjetur se foshnjat me nivele të ulëta të vitaminës D kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sindromën metabolike, sëmundjet e sheqerit, dhjamë të tepërt në bel, nivele të këqija të yndyrës në gjak gjatë adoleshencës etj, transmeton lajmi.net.

Problemet që shfaqen në moshë të mesme te personat që nuk kanë konsumuar mjaftueshëm vitaminë D gjatë foshnjërisë janë sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe diabeti i tipit 2.

Studimi nuk e erdhi në përfundim se a do të shmangte komplet rrezikun konsumimi i vitaminës D, por është mjaftueshëm edhe nëse vetëm e ulë rrezikun.

Advertisement

Një studim tjetër ka treguar se personat që konsumojnë vitaminën D në nivele më të larta janë më të mbrojtur nga Covid-19.

Fëmijët mbi peshë, thuajse gjithmonë bëhen të rritur mbipeshë, por pesha bëhet vetëm më ekstreme.

Mënyra më e mirë për të konsumuar vitaminën D është përmes diellit, por fatkeqësisht foshnjat e kanë më të vështirë të kalojnë shumë kohë në diell, sepse lëkura e tyre e ndejshme veçse do të dëmtohet nga dielli më shumë se sa do t’i jap vitaminë.

Advertisement

Vitamina D gjendet në sasi të mëdha në qumështin e gjirit, por meqë disa nëna nuk mund t’i ushqejnë foshnjat e tyre vetëm me qumësht gjiri, sugjerohet që të iu jepet foshnjave qumësht i pasuruar me vitaminë D. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy