Pse duhet të hamë para se ta ndjejmë urinë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse duhet të hamë para se ta ndjejmë urinë?

Nëse ne hamë vetëm kur jemi të uritur pasojat që do i lërë në shëndetin tonë do jenë të tmerrshme dhe të na shkaktoj çrregullime në shëndet dhe ngrënie, raporton “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

Uria na qon tek ngrënia e tepërt

Personat që hanë me orar të çrregullt ose kalojnë vakte zakonisht përpiqen ta kompensojnë ushqimin e pa ngrënë. Trupi i njeriut ka nevojë për ushqim të balancuar çdo 3-4 orë për të punuar metabolizmi siç duhet.

Advertisement

Uria nuk ju ndihmon të humbni peshë

Shumë njerëz mendojnë se nëse nuk hanë do humbin peshë, por në të vërtetë ajo zgjatë vetëm deri sa të ushqehemi. Ngrënia e paktë mund t’i shkaktoj trurit që në mënyrë të pavetëdijshme të krijoi rezerva dhjami.

Keni më shumë gjasa të zgjidhni të hani ushqime të pa shëndetshme

Advertisement

Kur keni uri, ju më parë do zgjidhnit një çokollatë sesa diçka më të shëndetshme. Kur niveli i sheqerit në gjak bie, bie edhe kontrolli mbi zgjedhjet tona ushqimore, transmeton lajmi.net.

Me kalimin e kohës nuk do e dalloni më urinë

Advertisement

Dy hormone e rregullojnë urinë: grelina- stimulon apetitin dhe leptina- e shuan atë. Personat të cilët janë mësuar të hanë p.sh. një herë në ditë nuk do kenë prodhim normal të hormonit grelinë, dhe kjo mund të qoj në çrregullime të mëtutjeshme hormonale.

Uria ju dëmton shëndetin në përgjithësi

Impakti që uria ka mbi trupin, kur flitet për pasoja afatgjata janë shumë shkatërruese dhe rrisin mundësitë e sëmundjeve kronike, sidomos ato sëmundje që lidhen me organet e tretjes. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy