Pse duhet të pini lëng karrote? Të gjitha përfitimet që do t’i sjellë shëndetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky lëng është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera, shkruan “AgroWeb”.

Dhe nëse zgjidhni karrotat e freskëta të kultivuara në Shqipëri, atëherë do të përfitoni më të mirat e lëngut të karrotës, transmeton lajmi.net.

Përmirëson oreksin

Nëse konsumoni një gotë me lëng karrote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse dhe do të rrisni oreksin.

Përmirëson shikimin

Lëngu i karrotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës të cilat mbrojnë sytë.

Advertisement

Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë.

Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.

Ul kolesterolin

Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.

Bën mirë për shtatzaninë

Konsumi i lëngut të karrotës gjatë shtatzanisë ndihmon nënën dhe foshnjën të përthithin të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Advertisement

Lëngu i karrotës gjatë shtatëzanisë dhe më tej përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit sepse është i mbushur me vitaminë A.

Nëse e pini këtë lëng gjatë tre muajve të fundit të shtatzanisë, atëherë gjasat që foshnja të preket nga infeksione të rrezikshme, ulen ndjeshëm.

Forcon imunitetin

Nëse pini një gotë me lëng karrote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do ju falenderojë. Lëngu i karrotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni.

Shëndeti i zemrës

Karrotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Advertisement

Përmirëson shëndetin e mushkërive

Lëngu i karrotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhanpirjes.

Lufton plakjen e parakohshme

Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës siç janë rrudhat.

Kaliumi ndihmon në zbutjen dhe ushqimin e lëkurës, duke larguar njollat apo shenjat e saj. Ky lëng ndihmon me hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të ushqyer dhe të butë.

Advertisement

Ju ndihmon të flini më mirë

Lëngu i karrotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë.

Pastron mëlçinë

Avantazhet shëndetësore të lëngut të karrotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia.

Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karrote rregullisht.

Kundër anemisë

Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Advertisement

Si të përgatisni lëngun e karrotës

E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.

Sasia e rekomanduar e lëngut të karrotës

Rregulli i parë është që të pini lëngun e karrotës bashkë me një lugë me vaj ulliri. Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia.

Lëngu i karrotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas.

Lëngun e freskët të karrotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre.

Advertisement

Pini lëngun e karrotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh.

Lëngu i karrotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në raportin 1-1./Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy